I vetmi nga personat e arrestuar që ka lënë qelitë e burgut ka qënë shtetasi Albert Aliaj nga Mallakastra. Ky i fundit sipas prokurorisë ka qenë punëtor në plantacionet me drogë, ku kryente rolin e personin që e priste dhe më pas e vendoste për ta tharë, lëndën narkotike.

Dy prokurorët Vladimir Mara dhe Ened Nakuçi, deklaruar para gjykatës së Krimeve të Rënda se Aliaj punonte për llogari të grupit kundrejt pagesës, dhe se nisur nga kjo situatë ata kanë kërkuar caktimin e masës së arrestit në burg. Ndërkohë nga ana tjetër, Aliaj i ka pohuar gjykatës se kishte vetëm një ditë që kishte punuar në parcelat e drogës.

Unë kisha vetëm një ditë që punoja aty. Kam qenë pa punë. Jam në kushte të vështira ekonomike dhe se nuk kisha mundësi ku të punoja dhe të çoja lek në shtëpi. Një vajzë e kam të paralizuar dhe nuk lëviz nga krevati, gruan e kam të papunë. I vetmi person që mundohej të punonte isha unë. Ditën kur ka ardhur policia dhe që jam arrestuar, kam hyrë për herë të parë në punë. Madje për punën e bërë nuk jam paguar. Më lini të lirë të shkoj pranë familjes dhe të ndihmoj vajzën e paralizuar”-ka deklaruar para gjykatës i arrestuari Albert Aliaj.

Pas këtij rrëfimi gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë të “arrestit në shtëpi” për Aliaj. Ndërkohë ditën e sotme në gjykatë do zhvillohen masat e sigurisë për të arrestuarin 18-vjeçar Xhovalin Baco, nipi i Taulant Haxhirajt dhe Klajdi Imeri.

Ndërsa ndaj agjentit të policisë është marrë masa e arrestit në burg në mungesë.Implikimi i tij në këtë rrjet trafikantësh është zbuluar nga një relacion i SHISH dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Relacioni idenitifikon zona të caktuara të kultivimit me hashash dhe implikimi i zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit dhe punonjës të administratës publike në këtë veprimtari kriminale. Sipas materialeve të SHISH që kanë mjaftuar për prokurorin të nis hetimet, thuhet se gjatë muajit prill-maj të këtij viti në kuadër të grupit të strukturuar krminal disa indivivë, emrat e të cilëve tashmë janë bërë publike dhe disa të tjerë që po vazhdojnë hetimet, kanë siguruar sipërfaqe toke, pyll, kullota e tokë në pronësi shtet e privat si dhe kanë marr toka me qira për kultivimin e kanabisit. Duke armatosur edhe individë të ndryshëm për ruajtjen e tyre, deri në momentin e ndërhryjes nga prokuroria dhe policia e dërguar nga Tirana.

Dy masat e sotme
Ndërkohë ditën e sotme në gjykatë do zhvillohen masat e sigurisë për të arrestuarin 18-vjeçar Xhovalin Baco, nipi i Taulant Haxhirajt dhe Klajdi Imeri. Ndërsa ndaj agjentit të policisë është marrë masa e “arrestit në burg” në mungesë, pasi Renaldo Avduli i fshihet policisë prej disa ditësh.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)