Mbrëmjen e sotme në emisionin Pa Protokoll ishte i ftuar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i cili foli për zhvillimet e fundit politike. Njësoj si përfaqësuesi i opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi, Alibeaj u shpreh se nuk do të ketë një draft nga ana e tyre në Këshillin Politik por janë të kënaqur me ligjin aktual, vetëm me kusht që të mos preken koalicionet.

Gjithashtu ai shprehet i bindur tek aleatët e LSI-së teksa ka mohuar një koalicion të mundshëm mes tyre dhe PS-së. Ndërsa për qëndrimet e Metës, demokrati shprehet se Presidenti nuk mban anën e PD-së por është kundër regjimit të Edi Ramës.

"Nuk i trembemi një koalicioni PS-LSI. Ne besojmë që aq kohë sa kemi kaluar së bashku, ku prej 4 vitesh është shkatërruar shteti, jemi përball një regjimi ku rreziku është shumë i madh. Do ishte luks të flitej për taksa, për masën e lirisë. Këtu flitet, jeton dot apo nuk jeton dot, e njëjta situatë si në  vitet ‘90. Kemi garancinë, sepse në aksionet e PD , të gjitha partitë e tjera ndoqën trendin për të djegur mandatet. Nuk kam asnjë lloj dyshimi. Interesi i shqiptarëve është të kërkojnë rrëzimin një orë e më parë të Ramës" - tha Alibeaj.

Gjatë emisionit ka pasur dhe debat mes ish-deputetit dhe gazetarit Mentor Kikia, me këtë të fundit që shprehu kritika ndaj PD-së. Ai tha se ata kanë dalë në piknik ndërkohë që palët e tjera vijojnë punët. Alibeaj tha se PD po punon për prezantimin e programit politik. I pyetur për rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlament, Alibeaj tha se ai do të ishte një vlerë e shtuar për PD ndërkohë që për Jozefina Topallin u shpreh se nuk donte vetë t'i bashkohej.

"Ka aq kontribute historike dhe politike në këtë vend sa është një kapital të cilin do e kishte zili kushdo. Topalli nuk ka dashur të ishte në Parlamentin e Shqipërisë" - tha Alibeaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:08
Berisha në Parlament? Alibeaj: Ka kontribute historike, Topalli nuk donte vetë të hynte

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të kthehet në Parlament pasi është një aset i vlefshëm për eksperiencën e tij. Ndërsa për Jozefina Topallin, Alibeaj u shpreh se ajo nuk donte vetë.

"Ka aq kontribute historike dhe politike në këtë vend sa është një kapital të cilin do e kishte zili kushdo. Topalli nuk ka dashur të ishte në Parlamentin e Shqipërisë" - tha Alibeaj.

Ora 22:47
Djegia e mandateve/ Alibeaj: Nuk do përsëritet! Do fitojmë zgjedhjet edhe pse do jenë të pandershme

I pyetur nëse do të ketë një përsëritje të skenarit të vitit 2019 ku PD dogji mandatet, Alibeaj u shpreh se nuk do të ketë asgjë të tillë.

Ai shpreh bindjen e fortë për fitoren në zgjedhjet e 2021 edhe pse do jenë të pandershme.

"Jo, opozita jonë do të marr pjesë në zgjedhje dhe do të fitojë edhe pse zgjedhjet do jenë të pandershme e të padrejta, ku pala tjëtër po shpërndan formularë për të blerë vota. Besoj se shqiptarët edhe për shkak të mllefit të regjimit, do të na japë mbështetje edhe më shumë seç e meritojmë" - tha Alibeaj.

Ora 22:46
Meta me PD-në? Alibeaj: Ai është kundër regjimit të Ramës, nuk është me ne

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh në emisionin Pa protokoll se Presidenti Ilir Meta nuk mban anën e Partisë Demokratike por është kundër regjimit të Edi Ramës.

"Figura e Ilir Metës si individ mund të krijojë shije të ndryshme tek njerëzit. Flitet për figurën e presidentit, nuk ka rëndësi emri, ky palo shtet si i yni, ku nuk ka as Gjykatë Kushtetuese. Republika jonë ka vetëm një individ, parlament jo, gjykata jo, media jo, shoqëri civile jo, do duhet të ketë një  instrument. Presidenti shumë mirë që është, i bën nder vendit, përkundër gjitha institucioneve përkrah popullin dhe interesat e tij. Fakti që është kundër Ramës, nuk do të thotë që është me PD-në. Presidenti është kundër regjimit dhe jo kundër partisë. Palo parlamenti hedh poshtë në çdo seancë dekretet e tij" - tha Alibeaj.

Ora 22:14
Koalicion PS-LSI? Alibeaj: Nuk e besoj, na ndoqën kur dogjëm mandatet

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj i pyetur në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv se nëse i druhej një koalicioni me PS-së dhe LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, ai u përgjigj se diçka e tillë nuk mund të ndodhte, duke e argumentuar me faktin se LSI dhe partitë e tjera opozitarë ndoqën ‘trendin’ e PD-së duke djegur mandatet.

‘Nuk i trembemi një koalicioni PS-LSI. Ne besojmë që aq kohë sa kemi kaluar së bashku, ku prej 4 vitesh është shkatërruar shteti, jemi përball një regjimi ku rreziku është shumë i madh. Do ishte luks të flitej për taksa, për masën e lirisë. Këtu flitet, jeton dot apo nuk jeton dot, e njëjta situatë si në  vitet ‘90. Kemi garancinë, sepse në aksionet e PD , të gjitha partitë e tjera ndoqën trendin për të djegur mandatet. Nuk kam asnjë lloj dyshimi. Interesi i shqiptarëve është të kërkojnë rrëzimin një orë e më parë të Ramës.’ - tha Alibeaj.

Ora 22:13
Kikia: PD ka dalë për 'piknik'! Alibeaj: Nuk është piknik tu prezantosh njerëzve programin politik, Ramës i mungojnë kauzat

Gjatë emisionit Pa Protokoll në Report Tv ka pasur debat mes të ftuarve ku gazetari Mentor Kikia ka shprehur kritika për heshtjen e PD-së gjatë kohëve të fundit. Ai i thotë ish-deputetit Alibeaj se PD ka dalë në "piknik" dhe shpreheni shumë të bindur në fitore ndërkohë që mazhoranca vijon me punën.

"Thoni që teksa ata zihen, ju keni shkuar në piknik. E keni të sigurt që do fitoni, keni me apo lista të hapura, me apo ndryshime kushtetues e keni të sigurt fitoren. Halli i shqiptaëve nuk është të vini ju në pushtet. Halli i tyre është se përveç se të zgjedhin një qeveri të keqe më të vogël, dua që të kemi një mekanizëm poltik që tmë garantoj një sistem demokratik" - tha Kikia.

Në përgjigjen e tij, Alibeaj thotë se PD nuk ka shkuar për piknik por vijon të prezantohet programi politik. Ai shprehet se Ramës i mungojnë kauzat politike.

"Po flas për diçka që shkon përtej PD-së, shkon drejt interesit publik. Sa për piknikun ne nuk jemi në piknik. Ramës i mungon sot çdo lloj kauze politike, Rama ia ka marrë valles. Po tërheq hapjen e listave. Ai do të shtyj ditët. Nuk është piknik tu thuash njerëzve unë jam ky që jam dhe ne kemi ketë program politik" - u përgjigj Alibeaj.