Alibeaj pyet Tahirin: A ke biseduar
me Shullazin përpara arrestimit?

Alibeaj pyet Tahirin: A ke biseduar<br />me Shullazin përpara arrestimit?
Kreu i Departamentit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar sërish sot ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për lidhje me Emiliano Shullazin.
 
Përmes një deklarate për mediat, Alibeaj i është drejtuar me dy pyetje Tahirit, se a ka biseduar në telefon me të arrestuarin dhe a e ka garantuar atë se thjesht do të shoqërohej në Polici për tu marrë në pyetje lidhur me kërcënimin e Rektorit Mynyr Koni.
 
“A ka biseduar Saimir Tahiri me Emiliano Shullazin, përpara ndalimit të tij nga policia? A e ka garantuar Tahiri, Shullazin, se thjesht do të shoqërohej do të pyetej për kërcënimin e kandidatit për rektor, e më pas do lihej i lirë? Të gjitha të dhënat tregojnë se kështu ka ndodhur”, u shpreh Alibeaj.
 
Sipas tij, oficerë që janë në dijeni dhe që kanë qenë prezentë në aksion, dëshmojnë se Sajmir Tahiri ka folur me Emiliano Shullazin përmes telefonit të nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Ermal Muça.
 
“Ky funksionar i policisë rezulton të jetë një nga personat e besuar për shumë paligjshmëri e trafiqe që bëhen me dijeninë dhe bekimin e Tahirit", thotë Alibeaj, ndërsa bën një lidhje edhe me vrasjen e Elton Çiços javën e kaluar në zonën e ish bllokut. 

Sipas tij, arma dhe telefoni i Çiços, që tentuan të fshihen natën e krimit, zbulojnë lidhjet me krerët e policisë dhe janë dëshmi e trafiqeve të drogës ku rezultojnë të implikuar përfaqësues të lartë të qeverisë dhe policisë.  

"Nëse prokuroria merr pamjet e dy muajve të fundit të lokalit ku ndodhi ekzekutimi i Elton Çiços, do të shohë se pothuajse çdo natë Ermal Muça dhe Qebini i doganave ishin në shoqërinë e viktimës. Dhe të gjitha këto lidhje përfshijnë Shullazin e të çojnë tek Tahiri. Është kjo arsyeja pse arma dhe telefoni i viktimës u morën natën e krimit. Sepse arma dhe sidomos telefoni zbulojnë lidhjet me krerët e policisë dhe janë provë e dëshmi e trafiqeve të drogës. Ky është pra drejtimi që i bëhet policisë së shtetit, inkriminimi i saj në pikat kryesore. Ky është shteti kriminal, ku Edi Rama e ministri i Brendshëm janë një me bandat, bëjnë pazare, ofrojnë siguri e paprekshmëri për to. Ndaj jeta e qytetarëve sot është më e pasigurtë se kurrë, droga ka mbuluar vendin, dhe trafikantët e bandat sundojnë kudo”, tha Alibeaj.  ​
 
Sipas tij, pakti u prish, sepse prokuroria urdhëroi arrestimin për akuzat e gjobvënies e kanosjes, pas punës disa mujore që kishte bërë për sigurimin e provave, sigurisht pa dijeninë e Tahirit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës