Alibeaj: Xhafaj kërcënoi Ramën me rrëzimin e qeverisë nëse e shkarkonte

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj reagoi pas deklaratës për media të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili sqaroi akuzat ndaj vëllait të tij për dënimin në Itali dhe trafikun e drogës.

Aibeaj tha se edhe Xhafaj, njësoj si Saimir Tahiri kërcënoi Ramën me rrëzimin e qeverisë nëse e shkarkonte nga detyra.

Deputeti demokrat shtoi gjithashtu se Agron Xhafaj u largua në drejtim të Italisë për të mos dalë me zë dhe figurë para shqiptarëve, ndërsa ekspertizën e videopërgjimit të pretenduar nga Rama dhe Xhafaj e cilësoi të bërë nga laboratorë të paidentifikuar.

Kushdo që ka parë sot Fatmir Xhafajn të bëjë viktimën e një komploti, i është kujtuar Saimir Tahiri që derdhte lot krokodili në të njëjtën natë që kërcënoi Edi Ramën se burgosja e tij ishte baraz rënien e qeverisë dhe Edi Ramën në burg!

Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa të Saimir Tahirit për Edi Ramën, por ai njësoj si Tahiri, paralajmëroi Ramën se largimi i tij do ta thotë rënie e qeverisë! Për të bërë këtë kërcënim për Ramën, Ministri i Brendshëm akuzoi opozitën se po bashkëpunon me djallin për të rrëzuar qeverinë!

Audio-përgjimi tregon që Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale. Është drejtues i trafikut të drogës nën mbrojtjen e të vëllait ministër i Brendshëm. Xhafaj e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është ministër.

Kjo është arsyeja pse u dërgua në Itali pa ua nxjerrë më parë me zë e figurë shqiptarëve, publikut shqiptar, por u dërgua në pritje të ekspertizës së audio-përgjimit nga laboratorë që nuk u duhet origjina.

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 17/05/2018 07:26

    Shterngo sumen tani Enton, dili per zot "videopergjimit" qe ua prezantuat shqiptareve per autentik. E dime qe Prokuria e Pergjithshme s'do levizi as gishtin t'ju prek juve, por po ju shtrengohet litari.

    Përgjigju
  • Oltani: 16/05/2018 21:13

    Ju te PD na rropet e na vodhet e sot na beni sikur po na hapni syte.

    Përgjigju
  • Portokalli: 16/05/2018 21:09

    Ore si nuk u lodhen kta te PD me nje argument shtate dite?

    Përgjigju
  • Turjan: 16/05/2018 21:08

    Alibeaj duhet ta kuptosh vllai qe nuk te beson me njeri edhe sikur te dalesh 6 here ne dite prap nuk te beson me njeri.

    Përgjigju
  • Floreta: 16/05/2018 21:02

    Ore ktyre ja u shkruan Saliu te gjitha me duket para se te dalin ne konferenc se nje gjuhe perdorin te gjithe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin