TIRANË- Kandidati i primareve të ‘Rithemelimit’, Ilir Alimehmeti është shprehur i hapur për të bërë një debat publik me kundërshtarin e tij, Erion Veliaj. I ftuar në ‘Kontrast’ me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Alimehmeti tha se do e pranonte një ftesë të tillë, sigurisht nëse kjo është për të mirën e demokracisë.
“Jam i hapur ndaj debatit, edhe me Erion Veliaj, nëse kjo i bën mirë, nëse harxhon kohën publike, jo, nëse ushqen demokracinë absolutisht po”, tha Alimehmeti.
Nëse PD-ja do fitonte Bashkinë, e më konkretisht Alimehmeti, do t’i duhet që të bashkëpunojë me qeverinë e Edi Ramës. Kjo për epidemiologun, nuk është asnjë problem.
“Institucionet flasin më institucionet, jo me emra të përveçëm, asgjë nuk është e gdhendur në gur, por është jashtë emrave të përveçëm, mbulon në funksion publik kryeministri, po ashtu edhe kryetari i Bashkisë, e kanë për funksion të qytetarëve”, tha ai.
Një nga pikat përbërëse të platformës së tij është heqja e taksës së arsimit, transparenca në institucione, problemet administrative. Ai është i mendimit që Veliaj nuk e ka bërë detyrën e tij.
“Betonizimi është problem, u premtua për moratorium, por flasim më ndërtime çdo ditë. Ai i mbetjeve, ka një aferë gjigande, qindra miliona euro që është mos shërbim, kemi problem urbanizimi, probleme me parkimin, trafikun, cilësinë e ajrit. Do hiqja taksën e arsimit, bashkitë e tjera nuk e kanë. (...)Duhet ta heqim këtë idenë që s’ka njerëz të pacenueshëm, nuk ka një transparencë, nëse kërkon një shkresë për informacion, nuk të vjen asnjë përgjigje, janë gati që të paguajnë dhe gjobën dhe nuk japin informacionit”, tha ai.
Në garë për primaret e ‘Rithemelimit’ në Tiranë janë Belind Këlliçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Adriana Kalaja dhe Jul Deda.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.1%
-
Jo
51.9%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14762
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
Tiranes I duhet dikush qe e do, Jo dikush qe e vjedh, ndaj e ke te fituar dr. Alimehmeti
Përgjigju