Alketa e Klanit provokon:
"Më pëlqen “The Voice” i TCH”

Alketa e Klanit provokon: <br />
Sapo u ktheva në shtëpi nga provat, po shoh finalistët e “The Voice…”. Më pëlqejnë të 4-ët por kjo vajza Venera paska vokal shumë të mirë, artiste e lindur. Të fitojë më i miri me meritë.



Suksese të gjithë kolegëve”. Ky është statusi që prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu, e postoi gjatë mbrëmjes që po transmetohej nata finale e “The voice of Albania…”, në ekranin rival atë të Top Channel.



Prezantuesja simpatike e spektaklit rival “X Factor”, duket se ka një simpati të madhe për spektaklin në fjalë i ngjajshëm me atë që ajo është duke drejtuar në televizionin “Klan”. Ky është statusi i saj të cilin e ka postuar në rrjetin e saj social, Facebook, kuptohet sapo është kthyer në shtëpi, pasi ka mbyllur të gjitha punët e saj.



Fill pas postimit të saj në rrejtin social nuk kanë munguar një numër i madh komentesh nga spektatorë dhe simpatizantë të ndryshëm të finalistëve të “the voice…”. Në komentet e tyre ata kanë shprehur simpati të ndryshme për konkurrentët e “the voice…”, ku dikush ka pëlqyer shumë Matej, një
tjetër Venerën, dikush Mjelmën e dishush Jozefinën.



Por prezantuesja Alketë nuk e ka lënë me kaq, komentin e saj, ajo ka ngurruar të komentojë sërisht me ta duke iu përgjigjur: “Dhe Jozefina shumë e mirë, në fakt, janë të 4-ët shumë të mirë. Në finale ka pak rëndësi kush fiton. Është fitore e madhe t’ia dalësh”, ka vijuar ajo komentet e saj, duke dashur të tregojë që është një garë e madhe dhe ata që arrijnë vërtet në finish janë me shumë fat.

Sërish fansat e saj në Facebook e kanë ndjekur me komente të ndryshme, e ndërsa në fund ajo nuk ngurron të postojë një tjetër koment përmbyllës pasi fansat kërkojnë një lloj paralelizmi midis “X Factor” dhe “The Voice…”. Në fund ajo shprehet në lidhje me “X Factor”. “ Unë me “X”-in e kam dashurinë, pa diskutim.

Por gëzohem për të tjerët, gëzohem. Ndryshe s’do më bëheshin gjërat mbarë. Kam respekt për të gjithë ata që punojnë në TV. Se është shumë e lodhshme puna jonë”, ka përfunduar opinionin e saj prezantuesja duke vlerësuar punën dhe lodhjen e kolegëve në Tv rival.

Ndërsa ajo çka vihet re pas të gjithë këtyre postimeve është se komentetpasi kanë qëndruar për disa ditë aktualisht nuk gjenden më. Rezultojnë të fshirë. Nuk dihet cila mund të ketë qenë arsyeja që këto komente janë fshirë, duke ia lënë vendin komenteve të tjera lidhur Cez-in ku Alketa shprehet: “Cez-i të vjedh, të grin.

Jam shumë dakort ‘i paguajmë faturat rregullisht, por jo të paguash kur je 3 muaj larg dhe s'konsumon as minimumin e energjisë. Ja një këngë që ta kenë kujtim.
Jo për gjë por kam paguar rregullisht dhe kur s’duhet të paguaja".

(xh.k/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve