Alma Liço:Si ma pushkatuan gjyshin
që kishte mbaruar Harvardin

Alma Liço:Si ma pushkatuan gjyshin<br />që kishte mbaruar Harvardin
Alma Liço është një nga katër personazhet realë të dokumentarit “Fëmijët e diktaturës” të regjisorit Besnik Bisha që shfaqet këtë të hënë me rastin e ditës së rënies së shtatores së diktatorit Enver Hoxha.
 
Mbesa e intelektualit shqiptar të pushkatuar Muhamer Liço i cili kishte mbaruar Harvardin, dhe ishte avokat në vitet ‘40 rrëfen se në këtë film janë Simon Mirakaj, Alma Liço, Ridvana Mena dhe Lurian Mena, që përfaqësojnë fatet e brezave që kaluan fëmijërinë e tyre në darën e persekutimit.

"Një pjesë shumë e madhe e asaj që ka qenë persekucioni komunist kish kaluar në harresë, nuk  flitej fare për të dhe përballemi çdo ditë me pasojat. Ky dokumentar filloi me një vuajtës që ka shkuar dy javësh në vendin e internimit që është zoti Simon Mirakaj, pas në pjesën e dytë është personazhi im, domethënë edhe unë jam një vajzë që vërtet u linda në Tiranë por 10 vjeç, familja ime internohet në një fshat në zonën e Elbasanit, në Belsh. Dokumentari vazhdon më pas me dy fëmijë të lindur në internim", shprehet Liço. 
 
Alma Liço sjell në këtë dokumentar një qasje personale autobiografike ndaj sistemit.

"Arsyeja e internimit ishte gjyshi im, i dënuar me ekzekutim nga regjimi komunist, një intelektual  pasi ai kishte mbaruar jurisprudencë në Harvard dhe si i tillë nuk mund të pranonte nuk mund të pajtohej më këtë regjim komunist dhe si i tillë ai ishte kundërshtar i këtij regjimi. Ai quhet Muhamer Liço dhe ai ka qenë avokat që ushtronte aktivitetin e tij në Korçë" tha Liço. 

Alma Liço pohon se dokumentari synon të rrisë ndërgjegjësimin kryesisht të brezit të ri mbi pasojat e diktaturës mbi jetën e individit, ku edhe foshnjat dënoheshin sipas ligjeve të kohës si “armiq të popullit”.  

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’