Alo policia? Është një mace e
armatosur e qëndron sipër pemës

Alo policia? Është një mace e<br />armatosur e qëndron sipër pemës
Shpesh herë kafshët na bëjnë për të qeshur. Ne luajmë me ta dhe na bëjnë të ndihemi mirë.

Por kjo ngjarje është shumë argëtuese.

Një qytetar në Oregon ka telefonuar policinë pasi është trembur nga macja  e cila ishte armatosur me një cifte dhe qëndronte sipër një peme.

“Alo policia është një mace e armatosur sipër pemës” mësohet të ketë thënë qytetari.

Agjentët e shqetësuar  për sinjalizimin kanë shkuar me nxitim në vendngjarje për të parë cka po ndodhte.

Sigurisht ishte një alarm fals sepse macja kishte në dorë thjesht një ashkel druri.

Por edhe reagimi i policisë është shumë ironik. “Sinjalizimet  se një mace është armatosur  janë marrë seriozisht. Macja u kap nga qeni ynë, dhe u vërtetua se ishte në posedim të një arme pa leje” shprehet policia në Facebook.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla