'Alpet' bllokojnë në Shkodër 8 kamionë me dru, policia: Gjoba dhe hetim për 5 inspektorë (VIDEO)

SHKODËR- Në kuadër të operacionit "Alpet"  janë sekuestruar 200 m3 lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe 8 kamionë që transportonin lëndën drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postrribë.

Ndaj drejtuesve të kamionëve, Inspektorati Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Territorit (ISHMPUT) në Shkodër vendosi gjoba administrative, që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person.

Policia njofton se më herët, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Shkodër janë sekuestruar dhe 30 m3 lëndë drusore, janë proceduar 9 persona, nga të cilat 5 janë punonjës të ISHMPUT-së të Bashkisë Shkodër e Malësisë së Madhe, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës