Alpet, qeveria: Pasaporta e
transformimit të veriut shqiptar

Alpet, qeveria: Pasaporta e<br />transformimit të veriut shqiptar<br>
Miratohet Masterplani i Alpeve në Këshillin Kombëtar të Territorit në mbledhjen e drejtuar nga Rama në Shkodër. Plot 1 miliard euro përfitim ekonomik në 15 pritet të gjenerojë projekti për zhvillimin e Alpeve shqiptare, prezantuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit në Shkodër. E pranishme ishte edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike. 

Zëvendës kryeministrja Senida Mesi tha se kjo pasaportë zhvillimi do të shtrihet në 4 nyje të tjera kombëtare. Projekti është prezantuar edhe përpara banorëve të Shkodrës, kryetarëve të bashkive që prekin Alpet dhe specialistëve të turizmit.

Në fjalën e tij, ministri Klosi vuri theksin në përparësitë e Planit Kombëtar Sektorial të Alpeve, si një plan që do të zhvillojë zonën e Alpeve në  dhe investimet nëpërmjet tij do të sjellin në ekonominë shqiptare 980 milionë euro deri në vitin 2031.

“Plani i Zhvillimit të Alpeve kalon në tre faza dhe llogaritja është bërë bazuar edhe në ligjin për zhvillimin e planifkimit urban dhe përfitimi ekonomik,që pritet të realizohet pra ajo çka ky investim i kthen ekonomisë vendase, plot 980 milionë euro  deri në 2031.“- tha ministri Klosi  duke garantuar se zhvillimi i projektit do të mbajë të patransformuar elementët karakteristikë të zonës: peisazhin e ashpër, mistiken, mundësinë e zhvillimit të mëtejshëm të aventurës, dhe traditën.

Më tej ministri Klosi shpjegoi se plani synon të dyfishojë numrin e turistëve për çdo pesëvjeçar “Alpet kanë pësuar rritje progresive nga viti në vit. Por, synimi ynë është që të kemi mundësinë që me investimet e bëra dhe mënyrën e zhvillimit turistik të zonës, ne të kemi çdo 5 vjecar, dyfishim të numrit të turistëve.

Nëse në vitin 2016 kemi pasur rreth 67 mijë turistë që vizitonin Alpet presim që kjo shifër të rritet në mënyrë progresive në vitin 2022  në 102 mijë turistë dhe pastaj për të shkuar në vitin 2031 me plot  600 mijë turistë për të cilët ne sot realisht jemi të pamundur.

Na duhet shumë punë që të kemi mundësinë që së bashku me turistët të rrisim edhe ditët dhe netët që janë  shumë të rëndësishme, të qëndrimit  të turistëve në Alpet tona. Ajo çfarë synojmë është që brenda vitit  2031 ta çojmë këtë paketë në 10 ditë qëndrimi në Alpe dhe shpenzimin në nivelet europiane për çdo turist”- u shpreh ministri Klosi.

Gjatë fjalës së tij ministri Klosi theksoi se masterplani i Alpeve ëshë bazuar në 6 përparësi të zonës së Alpeve; madhësia territoriale, lartësia e maleve, mënyra e jetesës, arkitektura, tradita dhe folklori, dhe kulinaria autentike e zonës.  

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë