ELBASAN-Ekipi i alpinizmit të Elbasanit ka ngjitur fundjavën që lamë pas malin më të lartë në Ballkan. Alpinistët profesioniste, por dhe ata amatore nga Elbasani, kanë ngjitur majën e malit  Musalla në Bullgari me lartësi 2925 metra mbi nivelin e detit.

Fillimisht alpinistët kanë vizituar qytetin e studentëve në Bllagojegrad. Më pas kanë vizituar manastirin “Rilska” në qytetin Rila, një ndër manastirët më të vjetër në Bullgari. Më pas alpinistët janë akomoduar në kampin malor Samokov, e njohur si qendra më e madhe e turizmit malor.

Ngjitja është bërë ditën e shtunë, ku 22 alpinistëve elbasanas u është dashur rreth 6 orë të arrijnë majën më të lartë të Ballkanit. Emocioni dhe aventura edhe në këtë majë ka qenë e papërshkueshme. Pas ngjitjes na majën e malit Musalla, ekipi e ka mbyllur ekspeditën në një vizitë turistike në qytetin e Sofies, kryeqytet i Bullgarisë.