Altin Dumani në krye të SPAK, Kim në Report Tv: U përfol se SHBA kishte një kandidat të preferuar! E pavërtetë! Jemi për zbatim të ligjit

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është ndalur të flaës edhe për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Ajo ka sqaruar se nuk ka pasur një “përplasje” mes palëve për një kandidat të favorizuar nga SHBA apo palë të tjera. Ajo tha se prezenca e saj ka qenë një tregues e SHBA-ja mbështet Reformën në Drejtësi.

“E shpjegova ditën kur shkova aty, sepse e di që njerëzit po tirrnin lloj-lloj teorish dhe kishte shumë keqkuptime. Përsëris, pati një përpjekje për ta paraqitur këtë si një person që ishte kundër një tjetri. Është thjesht çmenduri. Arsyeja pse ishim atje ishte arsyeja pse kemi qenë në takime të tjera si ky dhe aktivitete të tjera të ngjashme. Për të përforcuar dhe demonstruar mbështetjen e fortë të SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi. Për t’u siguruar që secili e kupton që ne presim nga lojtarët, aktorët këtu që të ndjekin shtetin ligjor, që kur marrin vendime, duhet të marrin vendime të bazuara në ligj dhe rregulla dhe kritere, jo bazuar në frikë apo favore. Është shumë e rëndësishme që kushdo që të zgjidhej kreu i SPAK ose kushdo që zgjidhet gjyqtar apo inspektor, të gjithë këta individë në sistemin e drejtësisë, është e rëndësishme të kuptojnë, të besojnë dhe, në fakt, të vendosen në ato poste bazuar në kualifikimet e tyre, jo si rezultat i kërcënimeve a favoreve.

Këtë duam të ulim. E di që ka shumë teori sikur Shtetet e Bashkuara favorizojnë një kandidat të caktuar apo kundër këtij apo atij personi. Të gjitha janë të rreme. Janë vërtet lajme të rreme. Synimi ynë i vetëm në çdo gjë që kemi bërë për sa i përket reformës në drejtësi është të sigurojmë zbatimin e saj në përputhje me ligjin dhe për të përforcuar kurajon e atyre që janë në pozita me përgjegjësi për të bërë punën e tyre”, tha Kim në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Kim në Report Tv: Ka zyrtarë që s’po i zë gjumi nga frika se do të shpallen ‘Non Grata’ ose do shkojnë në burg! Drejtësia po jep rezultate


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë