Altin Joka: Ja çfarë duhet të kenë kujdes gratë me kancer gjiri, ushqimet që duhet të konsumojnë për të mposhtur sëmundjen

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për kujdesin e veçantë që rekomandon mjekësia holistike për gratë dhe vajzat që janë me kancer gjiri.

”Është e nevojshme që kjo kategori të ketë përkrahje pas diagnostikimit, pasi depresioni është një rrezik i përhershëm” tha Altini në fillim të bisedës, duke shtuar se Media duhet të bëjë punën e saj në sensibilizim. Sipas Jokës, duhet të shmanget paniku i panevojshëm kur merr vesh që ke kancerin e gjirit, pasi kjo gjë rëndon situatën dhe merren vendime të gabuara, pa harruar se sëmuren dhe njerëzit rreth vetes. “Në momentin e panikut dhe depresionit, qelizat kancerogjene katërfishohen” shtoi Altini, duke përsëritur se humbja e shpresës është e fundit, pasi sa ka jetë ka shpresë.

Altini kishte dhe një mesazh për familjarët e të sëmurëve: Këto gra kanë nevojë për përkujdesje më të madhe dhe këtë gjë ua jep vetëm familja, theksoi ai. Është e nevojshme një psikoterapi dhe ku ka më mirë që kjo të bëhet nga një familjar.

Por çfarë strategjie mund të ndjekim për të luftuar kancerin e gjirit sipas nutricionistit? 

“E para është mospirja e duhanit, duket si diçka klishe, por studimet kanë treguar se duhani e komplikon situatën. E dyta është cilësia e asaj që njerëzit hanë, pasi ajo që konsumohet sot, do të tregohet nga trupi ynë nesër. Duhet të fillohet që të hiqen elementët më të dëmshëm në dietën tonë, duke shtuar elementët e tjerë pak e nga pak” theksoi ai. Në vitin 2018, shkencëtarët zbuluan një parandalues të kancerit të gjirit që është asparagine, një aminoacid i zakonshëm që gjendet në shumë produkte natyrore dhe mund të gjendet tek asparagu, bishtajoret, arrat, farat, tek mishi i kullotave.

Element tjetër është zgjedhja e ushqimeve sa më organike dhe pa  pesticide. Nuk duhet harruar ulja e obezitetit, mbajtja e një peshe normale është një tjetër faktor me rëndësi. Shtimi i aktivitetit fizik, heqja e alkoolit, rregullimi me gjumin, uljen e toksinave në trup gjithashtu. Për gratë, shtatëzania duhet të jetë jo më vonë se 30 vjeç sipas Altinit, pa harruar ushqyerjen me gji të fëmijës sa më gjatë. Duhet treguar kujdes për ksenoestrogjenet, pra përdorimi i enëve plastike, sikurse dhe tatuazhet që sipas Altinit shkaktojnë probleme tumoriale.  

”Duhet të merret në ditë një sasi fibrash dhe bishtajoresh, vakte frutash. Gratë që flenë pas orës 12-1 të natës, preken më shumë nga qelizat tumoriale” tha Altini, duke shtuar se mishi gjithashtu ulte prodhimin e melatoninës. Një element tjetër është konsumi i kërpudhave, të cilat e ulin incidencën e kancerit me 60%, konsumimi i çajit jeshil me 30%, shmangia e ushqimeve të djegura, ushqime me sheqer dhe karbohidrate dhe efikas është përdorimi i vitaminës D3.

Po cfarë ushqimesh duhet të marrin gratë që janë aktualisht me kancerin e gjirit?

E para duhen larguar të gjithë ushqimet e përpunuara. Duhen larguar për momentin mishi, peshku, bulmetet.

“Ushqimi që furnizohet kanceri janë sheqernat dhe produktet shtazore, e vërtetuar kjo shkencërisht” thekson specialisti i mjekësisë holistike Altin Joka.

Pikë tjetër është ulja e stresit dhe e ankthit. Përdorimi i disa vajrave esencial, shtimin e vajit të peshkut dhe vitaminës C. Gjithashtu me rëndësi të veçantë është detoksifikimi i trupit, mëlçisë, trurit dhe zorrës. Më pas vjen dhe forcimi i mikrobiomës së zorrëve, shtimi i probiotikëve, numrit të enzimave, shtimi i aloeverës, mentes, omega 3, ujit të kokosit. Faza tjetër është fuqizimi i trupit me antioksidantë, vitamina, vajra dhe yndyrna të shëndëtshme, pa harruar aktivitetin fizik si dhe terapinë bimore me shafran, hudhra apo disa lloje çajrash. Në fund kemi dhe terapitë ndihmuese si masazhi, agjerimi, udhëtimet, meditimi, leximi dhe shoqërimi me njerëz pozitiv, theksoi Altini.

A ka një dietë ditore për një grua që ka këtë problem aktualisht?

“Duhen përdorur disa kërpurdha medicinale si bazë ushqimore, sikurse përdorimi i bimës së berberinës dhe ashuagandën, pa harruar çajin green maça, e kombinuar me çajin e jaseminit. Gjumin natën duhet të jetë pa zhurma dhe në një temperaturë konstante, si dhe përdorim të madh probiotikësh dhe enzimash si konsum ditor. Element tjetër është dhe përzjerja e erëzave si piper i zi, kardamon, shafran dhe susam i zi, të cilat mund t’i shtojmë nga pak në gatimin që do të konsumojmë” theksoi Altini.

Nuk duhen ndarë nga konsumimi ynë i përditshëm frutat dhe perimet. Nuk duhet harruar lëngu i shegës që është unik në luftimin e sëmundjeve tumoriale, sikurse fasulet, asparagu, mente, borzilok apo rozmarinë, kivi, boronica, fruta pylli, duke mos ndarë lëngjet jeshile si karrota, shega apo perimet. 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Turizmi, Rama: Jemi rritur me 3.2 milion udhëtarë përmes TIA! Tetori arriti në 942 mijë pasagjerë, 47% më shumë se vjet

Turizmi, Rama: Jemi rritur me 3.2 milion udhëtarë përmes TIA! Tetori arriti në 942 mijë pasagjerë, 47% më shumë se vjet