Amanda Knox është shprehur e lumtur pas vendimit të Gjykatës Supreme Italiane për heqjen e dënimit ndaj saj, për vrasjen në vitin 2007 të studentes britanike Meredith Kercher. Në një vendim unanim, paneli i gjykatësve italianë prej 5 personash hodhi poshtë vendimin e dytë të dënimit prej 27 vitesh të amerikanes dhe ish të dashurit të saj Italian Raffaelo Sollecito.

Në një prononcim për mediat Knox u shpreh se ishte shumë e lumtur që më në fund u vendos drejtësia, pas një procesi gjyqësor 7 vjeçar të gjatë . Ajo tha se ishte e lumtur që ju rikthye jeta sërish dhe se ishte shumë falenderuesve ndaj të gjithë atyre që e kishin mbështetur. Sollecito ishte në Itali në vendimin e së premtes, ndërsa Knox e priti vendimin në vendlindjen e saj në Seattle.

Të dy kanë pretenduar gjithmonë pafajësinë e tyre. Gjykata vendosi gjithashtu zyrtarisht të mos kishte më gjyqe të tjera, duke vendosur se fajtori i vetëm për vrasjen e 21-vjeçares Meredith Kercher ishte Rudy Guede nga Bregu i Fildishtë, i cili u dënua fillimisht me 30 vite e më pas dënimin u ul me 16 vite burg.

Familja e viktimës së vrarë brutalisht në 2007-ën në Itali, ku u gjet në apartamentin që vajza ndante sëbashku me Amanda Knox, ashtu si dhe avokati, kontestuan vendimin duke thënë se ishte i padrejtë dhe se drejtësia italiane ishte “mundur”.

amanda knox

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)