Kompania amerikane elektronike Amazon ka publikuar monedhën e saj online “Amazon Coins”.

Kjo lloj monedhe është e vlefshme për mini-kompjuterat Kindle-Fire dhe për pagesën e lojrave.


Një monedhë Amazon është me vlerë një qindarkë në SHBA, dhe pronarët si fillim kanë vendosur të japin 500 të tilla (5 dollarë) falas për ti përdorur në Kindle Appstore.

Monedha gjithashtu do të jetë në gjendje për t'u përdorur në faqen e shitjes me pakicë të kompanisë, kur ata do të bëhen gjerësisht më të përdorshme.

Amazon ende nuk ka bërë të ditur se kur do të jetë e vlefshme kjo monedhë jashtë SHBA-ve ose të jetë e përdorshme edhe për ata që nuk përdorin Kindle.