Qeveria braziliane ka hedhur poshtë ofertën e G7-ës për 20 milion dollarë ndihma për të luftuar zjarret në Amazon, duke e bërë edhe më të vështirë marrëdhënien me Presidenti francez Emmanuel Macron.
"Ju falënderojmë, por këto fonde mund të jenë më të dobishme për ripyllëzimin e Evropës", është shprehur para kamera Onyx Lorenzoni, kreu i kabinetit të Presidentit Jair Bolsonaro. "Brazili është një vend demokratik dhe i lirë që nuk ka pasur kurrë praktika kolonialiste dhe imperialiste, që janë ndoshta qëllimet e Presidentit Macron".
Lorenzoni, i cili kritikoi ashpër Emmanuel Macron për zjarrin që goditi Notre-Dame në prillin e kaluar, tha gjithashtu se ai nuk dëshironte të merrte mësime nga presidenti francez: Një njëri si Macron, i cili nuk ishte në gjendje të shmangte një zjarr të parashikueshëm në një kishë që është një vend i trashëgimisë botërore, çfarë do t’i mësojë vendin tonë? Ai ka shumë gjëra për t'u kujdesur në shtëpi dhe në kolonitë franceze," tha Lorenzoni, duke iu referuar territoreve jashtë shtetit francez, përfshirë Guiana Franceze, në kufi me Brazilin.
Nuk ka munguar dhe reagimi i Presidentit të fajësuar Bolsonaro, i cili në një postim në Twitter ka shkruar, - “Ne nuk mund të pranojmë që Macron, të nisë sulme ndaj nesh për zjarret në Amazon, duke I maskuar qëllimet e tij me idenë e një aleance me vendet e G7-ës. Respekti për sovranitetin e çdo vendi, është më e pakta në një botë të civilizuar".
Refuzimi I ndihmës nga ana e Brazilit i ka çuditur të gjithë. Pasi vetëm një ditë më parë, Ministri brazilian i mjedisit Ricardo Salles kishte deklaruar se “ndihma e G7-ës do të ishte mirëpritur”.
Bolsonaro i akuzuar si zjarrvënësi i pyjeve të Amazonës, është shprehur se situata është brenda kufijve normal dhe se tani zjarret janë "nën kontroll".