SHBA e BE në mbrojtje të SPAK, angazhohen në komisionin e posaçëm anti-korrupsionin! Ambasada amerikane: Presim transparencë! Të mbrohet pavarësia e institucioneve

Ambasada amerikane do të angazhohet në punën e ngritur nga komisioni i posaçëm parlamentar për thellimin e reformave, mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin, përmes ekspertëve të saj.

Kjo është bërë e ditur në një postim në rjetin social “X” ku theksohet se pret që puna e komisionit të jetë , transparente dhe në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve. Një mesazh ka dhe për opozitën për të marrë pjesë në këtë komision. 

“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Deklarata erdhi 2 ditë pasi ambasadori të Delegacionit të Bashkimit europian, Silvio Gonzato, konfirmoi angazhimin e tij me  këtë komision si dhe me atë për për luftën ndaj dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në procesin demokratik.

"Konfirmova se BE do të angazhohet me komisionet e posaçme parlamentare – për thellimin e reformave për qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe antikorrupsion si dhe në luftën kundër dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në procesin demokratik – me synimin për të siguruar koherencë të plotë në angazhimet BE - Shqipëri" shkruajti ambasadori Gonzato në një postim në rrjetin social X pas takimit që kishte pasur me kryetaren e Parlamentit Elisa Spiropali në zyrën e saj më 4 shtator 2024.

Ekspertët e huaj

Pranë Kuvendit është zyrtarizuar se SHBA-të në këtë Komision do t’i përfaqësojë drejtuesja e misionit të OPDAT, Mary Kate, ndërsa nga Bashkimi Europian, do të jetë Agnes Bernhard, e njëjta e cila asistoi edhe gjatë reformës në drejtësi. 

Çfarë ka për objekt komisioni kush e drejton dhe SPAK?

Komisioni, i cili drejtohet nga Fatmir Xhafa është bojkotuar nga opozita që e sheh si tentativë për kapjen e SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë, por kjo është hedhur poshtë nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë më 15 korrik, Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani teksa ishte në kuvend kur u pyet nga deputetët nëse kjo nismë mund të cenojë pavarësinë e SPAK, Dumani tha se Struktura e Posaçme është institucion i mbrojtur nga Kushtetuta, si produkt politik, por shtoi se po vullneti politik mund të çojë në vendime të cilat ndikojnë punën e SPAK.

Komisioni Antikorrupsion? Çdo reformë që bëhet të ketë në fokus respektimin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. SPAK aktualisht të gjithë e dimë është institucion Kushtetues i pavarur, korniza ligjore e Kushtetuese garanton pavarësinë e institucionit. Siç është korniza ligjore Kushtetuese aktualisht. Parlamenti, është çështje e vlerësimit të Parlamentit. Ishte vullnet politik krijimi i SPAK, është po vullneti politik për të ndërmarrë masa të tjera që mund të afektojnë SPAK. Nuk mund të komentoj veprimtarinë e një institucioni siç është Kuvendi i Shqipërisë, deklaroi Dumani më 15 korrik. 

Objekti i komisionit është skanimi dhe reformimi i luftës ndaj korrupsionit dhe sundimi i ligjit në funksion të integrimit evropian të vendit. Po ashtu, synimi është që Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikëqyrës dhe llogarikërkues ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese.

PD e përcarë: 'bojkot' apo pjesëmarrje

Opozita ka shprehur skepticizëm të hapur ndaj kësaj nisme dhe më 30 maj 2024 bojkotoi votimin në parlament edhe të rezolutës edhe të ngritjes së komisionit, i cili u konstitua pa opozitën më 14 qershor.  

 Edhe pse disa herë maxhoranca i ka shtrirë dorën për bashkëpunim, sërish opozita ka refuzuar. Ndërkohë dje u zbulua se në Partinë Demokratike  ka ‘përplasje’ mbi bojkotin e Komisionit Antikorrupsion. I ftuar në studion e "Repolitix' në Report Tv Luan Baçi tha se do të marrin pjesë në Komision dhe nuk mund ta bojkotojnë pasi ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Por kreu i grupit të PD, Gaz Bardhi e mohoi, duke thënë për Report Tv se nuk kanë ndryshuar qëndrim, pra do vijojnë bojkotin.

Përbërja e komisionit

Komisioni ka 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Anëtarët e këtij komisioni janë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.

I. Përbërja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 

1. Fatmir Xhafaj kryetar (PS)
2. Klotida Bushka anëtare (PS)
3. Eduard Shalsi anëtar (PS)
4. Etilda Gjonaj anëtare (PS)
5. Evis Kushi anëtare (PS)
6. Toni Gogu anëtar (PS)
7. Jorida Tabaku anëtare (PD)
8. Dhurata Tyli anëtare (PD)
9. Sorina Kote anëtare (PD)
10. Flutura Açka anëtare (PD)
11. anëtar (PD)

1. Milva Ekonomi anëtare zëvendësues (PS)
2. Erion Braçe anëtar zëvendësues (PS)
3. anëtar zëvendësues (PD)
4. anëtar zëvendësues (PD)

 

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 06/09/2024 17:23

    Tre te paret ne liste kane hall te madh. Te shohim cdo bejne tani qe jane amerikanet. He Shalsi bej si i shkathet tani, te shohim a do e mbrosh dot shokun guvernator. Po ti Fatmir a je aq trim sa ti dalesh per zot dhendrit drejtor te Lali? Klotilda, sje ti per te mbrojtur pazaret e burrit me shrekun e kodres, nuk je prerje alla Mona. Beni kujdes me USA se nuk te falin.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 07/09/2024 13:59

      Sa mire more qytetar qe ke bere investigimin e PS po pse nuk kandidon per prokuror osé gjyqtar se keta persona i duhen saliut , po kush eshte Jonida e di ? Po per bizesmenet e pd pse nuk investigon? Je fytyr miu dhe tru peshku .Idiot

    • Fshatari: 07/09/2024 00:15

      Bjeri gajdes bjeri, shko votoi përsëri atë bëj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi