Apeli për opozitën, Basha i përgjigjet SHBA-së: Mos u bëni palë me asnjë parti politike

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas apelit të ambasadës amerikane në Tiranë, që u bëri thirrje ish-deputetëve opozitarë të distancohen nga aktet e dhunshme në protestën e nesërme dhe të lënë pjesën e tjetër të bëjë punën e saj, teksa i cilësoi sërish legjitime zgjedhjet e 2017. Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Basha u shpreh se nuk komenton deklaratat e ambasadave, por kishte një sugjerim që të mos bëhen palë me asnjë parti politike.

"Kemi gjetur një mbështetës të fuqishëm të rrugëtimit europian të Shqipërisë, që pengohet nga krimi dhe korrupsioni, ndaj përpjekja jonë, jo thjeshtë për të larguar një regjim, por për të çliruar Shqipërinë përmes një pakti kombëtar me të majtë dhe të djathtë. Ky pakt ka nisur tani rrugëtimin jo vetëm përmes protestave, por edhe përfshirjes së elitës intelektuale.

Apeli i SHBA-së? Unë nuk komentoj asnjëherë deklaratat e ambasadave. Por meqë më pyesni kam një sugjerim, nuk iu kërkoj që të jenë palë me asnjë person apo parti politike, por me vlerat e demokracisë, të luftës kundër krimit dhe shit blerjes së votës. Protesta e nesërme do të jetë një tjetër rast për shqiptarët për t'u bashkuar dhe për të ngritur zërin. Do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha. Duke hapur derën për në Europë do të rikthejmë mundësi për liri dhe mirëqenie" tha Basha.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton këlluf gjoleka: 15/03/2019 19:04

    Ore ju keni të drdjt që shkrusni kshu mor donald. Po si mund ti ti quash ti malsor këta që ndjekin lul kriminelin kta që e mdjekin jan hajdut fundërrina jashqitje e kombit. Malsorri i vërtet është burr i rrall e me bes kta sjan malsor kta jan jashqitje nga çdo reth i Shqipris por vetëm malsor s'jan. Malsorri i vërtet është me kultur e i zgjuar nuk mundet dot tipa si luli e buçja mona ta manipuloi Malsorin. Respekt për shkrimin tënd .RROFT SHQIPRIA RROFSHIN MALSORËT E VËRTET.

    Përgjigju
  • Ariu: 15/03/2019 18:49

    O lulush kam nje kuriozitet. Si ka mundesi qe sa her ti del ne interviste, Fatmir Gabel Mediun e ke gjithmon pas? Mos te kur fut kishtin ne by... qe te ndiesh lezet e te qeshesh?

    Përgjigju
  • toni: 15/03/2019 16:29

    pas ca kohesh do besh apel nga reci o lule

    Përgjigju
  • donald: 15/03/2019 16:26

    O lul ku qenka kjo mbeshtetje qe keni gjetur ju? (Pervec rusis dhe iranit). Jam i sigurt qe shtetet e bashkuara do ndjekin sugjerimin e zoterise juaj dhe nga neser do bejn punet e tyre duke te len te qet ne punen tate per prishjen e imazhit dhe qetesis se shqiperis. Faji nuk esht i joti ose i berishovic po i atyre malsoreve qe ju mbeshtesin duke e shitur shqiperin dhe te ardhmen e femijeve te tyre ne kembim per nje zoc pune nese ju vini ne pushtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin