Ambasada e Kuvajtit në Tiranë shpërndan pako ushqimore prej të cilave do të përfitojnë 5,000 individë

/ATSH/- Ambasada e Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, ka shpërndarë pako ushqimore në benefit të 1,200 familjeve dhe më shumë se 5,000 individëve.
Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Najeeb Abdulrahman Al-Bader, bëri me dije se Ambasada ka organizuar për të katërtin vit rradhazi këtë praktikë, e cila vjen në kuadër të projekteve humanitare dhe bamirëse të Ambasadës në mënyrë që të sigurojë furnizime ushqimore të nevojshëm  gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Al- Bader theksoi se ky projekt pasqyron mesazhin e Kuvajtit për bashkëpunim me besimtarët mysliman në Republikën e Shqipërisë në muajin e faljes, duke nënvizuar rëndësinë e këtij projekti në promovimin e komunikimit në familje dhe të vlerave sociale të solidaritetit dhe dhembshurisë midis pjesëtarëve të shoqërisë.
Për më tepër, Ambasadori Al-Bader u shpreh se ambasada ka mbikëqyrur drejtpërdrejt për të siguruar mbërritjen e furnizimeve tek përfituesit në të gjitha qytetet dhe krahinat në veri dhe në jug të Shqipërisë. Këtë vit, theksoi Al-Bader, 22 institucione kanë përfituar nga projekti, përfshirë Komunitetin Mysliman Shqiptar, Shoqatën Kombëtare të Jetimëve, Shoqatën e Martirëve të Policisë së Shtetit, Shoqatën e të Verbërve,  si edhe shtëpitë e të moshuarve dhe personave me nevoja të vecanta, në qytete të ndryshme si Tropojë, Shkodër dhe Korçë.
Në vijim, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe të gjitha shoqatat dhe institucionet e tjera shqipëtare vlerësuan rëndësinë e vecantë të kësaj nisme të Ambasadës së Shtetit të Kuvajtit në Tiranë duke shprehur mirënjohjen e tyre për popullin dhe Qeverinë e Kuvajtit për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në projekte zhvillimore  në Shqipëri.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë