TIRANË, 10 mars/ ATSH-Gjergji Mima/ -Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi mbrëmjen e se martes se  mbledhja inaguruese e grupit të miqësisë Amerikano-Shqiptare u shty për shkak të klimës politike aktuale në Parlament dhe mungesës së vullnetit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në mbledhje.
"Në përgjigje të pyetjeve të shumta që kemi marrë nga mediat sot, Ambasada deklaron sa më poshtë: Mbledhja inaguruese e grupit të miqësisë Amerikano-Shqiptare u shty për shkak të klimës politike aktuale në Parlament dhe mungesës së vullnetit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në mbledhje", shkruan Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
/f.n/