Ambasada greke ka reaguar përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat në lidhje me kthimet e qytetarëve shqiptarë në doganat greke.

Në njoftimin e ambasadës greke shkruhet se ndalimet janë të zakonshme, pasi qytetarët shqiptarë kërkojnë të kalojnë kufirin vetëm për punë sezonale. 
 
Ambasada greke përgenjeshtron lajmet se kthimet kanë të bëjnë me tensionet e ditëve të fundit Tiranë-Athinë, nga ku shton se shkak i kthimeve janë bërë gjithashtu edhe mungesa e dokumentacioneve nga qytetarët shqiptarë. 

Sipas ambasadës greke mediat kanë përcjellur informacione të pavërteta.

Ndjenjat e sinqerta të miqësisë nga Greqia, nuk diskutohen, shkruhet në njoftimin e ambasadës greke. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com