Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shprehet se Shqipëria është pranë popullit italian në këto momente të vështira pas tërmetit 6.5 ballë që goditi vendin mëngjesin e ditës së sotme.
 
"Italia mike u godit sërish nga një tjetër tërmet mëngjesin e sotëm.
 
Urojmë që pasojat të jenë sa më të vogla. Jemi pranë popullit dhe qeverisë italiane në këto momente të vështira" thotë Bushati.
 
Ministri i Jashtëm thekson se Ambasada e Shqipërisë në Romë vendos në dispozicion të qytetarëve shqiptarë numrat e emergjencës +393420498192 dhe +393477400613.
 
Nga tërmeti në Itali raportohet për 10 të plagosur dhe njëri prej tyre në gjendje të rëndë, por nuk ka asnjë shqiptar deri tani.



d.b/shqiptarja.com