Ambasadorët e karrierës së bashku për integrimin, Besnik Mustafaj zgjidhet kryesues
Forumi quhet Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, dhe në mbledhjen e tij të parë ka zgjedhur si kryesues të sajin Besnik Mustafajn.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë
Ambasadorët e karrierës në vendin tonë që kanë kontribuar gjatë viteve të demokracisë në seli të ndryshme diplomatike nëpër botë, janë bërë së bashku në një forum për rrahje mendimesh e dhënie ekspertizash në raste specifike të nevojshme, dhe për të ndihmuar procesin lobues për integrimin.
Forumi quhet Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, dhe në mbledhjen e tij të parë ka zgjedhur si kryesues të sajin Besnik Mustafajn.
Në Këshill janë të ftuar të anëtarësohen të gjithë ish-ministrat e jashtëm, si dhe çdo diplomat që ka mbajtur një mandat ambasadori në përfaqësimin e Shqipërisë. “Pavarësisht alternancave politike të pushtetit, ky objektiv ka qenë gjithë kohën pika e bashkimit të shumicës qeverisëse me opozitën.
Në qëndrimet e tij publike apo konfidenciale, ky Këshill do të qëndrojë me vendosmëri jashtë preferencave politike dhe vetëm në shërbim te interesave kombëtare, specifikisht lidhur me politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit shqiptar, por edhe më gjerë lidhur me zhvillimet e rëndësishme në vend.
Në shprehim gatishmërinë tonë për të ndërtuar një bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet e shtetit e posaçërisht me Ministrinë e Punëve të Jashtme”,-thuhet në deklaratë.
Në mbledhjen e tij të parë dhe konstituimit të Asamblesë të Përgjithshme, bordi themelues zgjodhi zotin Besnik Mustafaj si President të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.
Lista paraprake e Asamblesë të Përgjithshme të Këshillit të Ambasadorëve.
Admirim Banaj
Agim Fagu
Agim Nesho
Arben Cejku
Arben Cici
Bashkim Rama
Besnik Mustafaj
Fatos Kërçiku
Flamur Gashi
Genci Muçaj
Hajdar Muneka
Jorgji Kote
Leonard Demi
Lisen Bashkurti
Leonidha Mërtiri
Marko Bello
Maxhun Peka
Neritan Ceka
Petraq Pojani
Spiro Koçi
Shpëtim Caushi
Shaqir Vukaj
Valter Ibrahimi
Ylljet Alicka
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.9%
-
Jo
10.7%
-
S'do votoj
8.4%
Vota total: 885
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2023! Romani më i mirë “Fati i marrë” i Besnik Mustafajt! Pëllumb Xhufi vlerësohet për librin studimor
10 Janar, 14:01
-
Studim për nëntokën e Lezhës, Neritan Ceka: Së shpejti gërmime të reja arkeologjike
26 Dhjetor 2024, 16:45
-
Pamje e rrallë 34 vite më parë e disa prej udhëheqësve të Lëvizjes Studentore '90 (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 15:37
-
Neritan, e di që të kemi rrahur, po ma jep dorën se kohët kanë ndryshuar (FOTO)
12 Dhjetor 2024, 13:22
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor 2024, 20:57
-
VIDEO/ Protagonistët e tranzicionit, kush ka mbetur ende në politikë nga lista e dhjetorit 1990
10 Dhjetor 2024, 17:51
-
8 Dhjetori/ Neritan Ceka në Report TV: Politika po ndjek sistemin e përmbysur, çdo parti që vjen në pushtet kopje e Partisë së Punës
9 Dhjetor 2024, 19:30
-
Korçë, restaurohen ikonat e kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Ceka: I përkasin shekullit XIII
28 Nëntor 2024, 16:16
-
'Ilir Meta të ruhet!' Deklarata e fortë e Paro Laçit në 'Studio Live': Berisha bëri plan të mirëfilltë ta eliminonte! Vrasjen do e merrte përsipër Sali Lusha! Porositi dhe vrasjen e Meidanit dhe Neritan Cekës
9 Tetor 2024, 17:56
-
Kompeticioni letrar 'Netët korçare të poezisë'! Vlerësohen me çmime Besnik Mustafaj, Liridon Mulaj dhe Miariana Gorçica
27 Maj 2024, 16:41
-
DEBATI/ Plani i Menaxhimit për Bylisin, si po përdoren 6 mln euro të BE-së?! Parangoni stepet për shifrat, Ceka: U shpenzuan 800 mijë euro!
7 Maj 2024, 15:55
-
Java e Europës, muzikë, panair e filma në Shirokë! Teatrot me shfaqje në Tiranë e rrethe! 'Shhh...mbaje sekret’, te ‘Tonin Harapi’ Klaudia Hila!
4 Maj 2024, 11:03
Ky Besniky e ka ndritur. Ku u pa karriera e tij? Na mbyten tropojanet. Nuk ka Shqiperia nje amabsador qe te flasi gjuhen norme pa dialekt.
Përgjigju