Ambasadori amerikan Donald Lu po zhvillon një takim me presidentin Nishani në ambientet e Presidencës.

Ky takim vjen pas deklaratës së Nishanit për thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Prej disa minutash makina e ambasadorit amerikan është parë e parkuar në ambientet e presidencës, ndërsa mediat nuk janë të pranishme në këtë takim.

Presidenti Nishani ka deklaruar para dy ditësh gjatë një leksioni në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen e drogës.

lu ne presidence te nishani

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com