Ambasadori austriak: Kosovarët
lëvizin pa viza në pranverë të 2016
Izolimi i kosovarëve për të lëvizur të lirë në vendet e BE-së, mund të merr fund me vitin 2015. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe ambasadori i Austrisë në ikje, Johann Brieger.
Izolimi i kosovarëve për të lëvizur të lirë në vendet e BE-së, mund të merr fund me vitin 2015. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe ambasadori i Austrisë në ikje, Johann Brieger.
Ai gjatë një vizite lamtumirës në Pejë, është shprehur optimist se pranvera e vitit 2016 do t’i gjejë kosovarët të lëvizin të lirë dhe pa regjim vizash në zonën Schengen.
Në një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, Brieger e ka falënderuar për bashkëpunim popullin e Kosovës, për të cilin ambasadori Austrisë ka sjellë shumë projekte në Kosovë, përfshirë lobimin e vazhdueshëm për ardhjen e investitorëve nga Austria, duke pasur parasysh se storiet e investimeve austriake në Kosovë janë të suksesshme.
Ambasadori Brieger ka falënderuar edhe komunitetin e asociacioneve sociale si dhe kulturore për bashkëpunimin korrekt gjatë gjithë mandatit të tij në Kosovë, duke kujtuar kosovarët që investimin më të madh duhet ta bëjnë në segmentin e arsimimit cilësor, sepse me arsimim cilësor përcaktohet edhe e ardhmja e ndritshme dhe premtuese e një vendi.
Ambasadori Johann Brieger misionin diplomatik në Kosovë e kishte filluar në janarin e vitit 2011./Express/
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
22.3%
-
As i mirë as i keq
32.8%
Vota total: 1638
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia intensifikon lobimin e saj në Perëndim
28 Korrik 2023, 16:56
-
Skandali i lobimit të Katarit në PE, zv. Presidentja jep dëshminë: I kërkova tim ati të merrte paratë nga shtëpia ime, nuk ishin të mijat
16 Dhjetor 2022, 21:26
-
Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse në politikë, akuzojnë partinë e Le Pen
24 Shtator 2022, 17:23
-
Dosja e SPAK, Petrit Vasili firmosi kontratat e lobimit të Metës me para të dyshimta, nuk u deklaruan në KQZ dhe ILDKP! Rrezikon të merret i pandehur
11 Korrik 2022, 16:26
-
Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë dollarë
22 Qershor 2022, 09:58
-
Gazetarja Xharra: Politikanët kanë paguar për lobimin e tkurrjes së Kosovës
8 Qershor 2020, 23:00