Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela.

Në fokus të diskutimeve mes tyre ka qenë rëndësia e bashkëpunimit në ofrimin e drejtësisë për qytetarët dhe luftën kundër krimit.

“Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe me të gjitha institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, mbetet i rëndësishëm për avancimin e prioriteteve të anëtarësimit në BE.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, për të diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit të fortë ndërinstitucional në ofrimin e drejtësisë për qytetarët dhe në luftën kundër krimit”, ka shkuar Ambasada e BE-së në Shqipëri, në një postim në faqen zyrtare në rrjetin social ‘X’.

Po ashtu, në faqen zyrtare të Ambasadës së BE-së në Shqipëri shkruhej se bashkëpunimi i ngushtë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbetet thelbësor për të garantuar llogaridhënie dhe standarde të larta etike.

“Gjatë takimit u rikonfirmua gjithashtu mbështetja për sistemin e prokurorisë në të gjitha nivelet, përfshirë asistencën për Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve, me mirëkuptimin e përbashkët se drejtësia dhe lufta kundër krimit fillojnë nga një sistem i fortë dhe funksional.

Bashkëpunimi i ngushtë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbetet thelbësor për të garantuar llogaridhënie dhe standarde të larta etike”, shkruhet në postimin e tyre.