Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, ku është diskutuar lidhur me zhvillimet në Drejtësi.

Përmes një njoftimi, Prania e OSBE në Shqipëri bën të ditur se diskutimi u përqëndrua në rolin e avokatëve në forcimin e sundimit të ligjit, aksesin në drejtësi, respektimin e standardeve të gjykimit të drejtë dhe sfidat aktuale me të cilat përballen avokatët.

Po ashtu, Prania e OSBE thekson se mbetet e përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie të përgjegjshëm dhe efektiv në Shqipëri, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e drejtësisë, përfshirë Dhomën e Avokatisë.

Njoftimi i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri:

Ambasadori Tarran u takua me Kryetarin e Dhomës së Avokatisë, Prof.Dr. Maksim Haxhia, për të diskutuar zhvillimet në lidhje me drejtësinë. Diskutimi u përqendrua në rolin e profesionit ligjor në forcimin e sundimit të ligjit, aksesin në drejtësi, respektimin e standardeve të gjykimit të drejtë dhe sfidat aktuale me të cilat përballen avokatët.

Prezenca është e përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie të përgjegjshëm dhe efektiv në Shqipëri, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e drejtësisë, përfshirë Dhomën e Avokatisë.