‘Ambasadori i paqes’, Alfred Muharremi vlerësohet me çmimin e rëndësishëm për ndihmën ndaj fëmijëve jetimë

TIRANË- Alfred Muharremi, u rrit i vetëm, pa dashurinë e prindërve, por kjo për të nuk ishte një pengesë, por i shërbeu si forcë për t’u bërë i suksesshëm. E për këtë arritje, sot ai është nderuar me një titull të lartë siç është “Ambasador i Paqes”.

Muharemi gjatë periudhës së fëmijërisë së tij, ka qenë fëmijë në Shtëpinë e Fëmijës Shkodër. Për këtë arsye iu akordua edhe ky çmim pasi si i ri që sot ka krijuar familjen e tij, ka një karrierë mjaft të suksesshme dhe frymëzuese. Ai ka drejtuar lëvizjen e advokimit të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve jetimë. Një lëvizje që është e shtrire në gjithë vendin dhe ka asistuar në mbështetje për qindra fëmijë dhe të rinj  pa kujdes prindëror.

“Djepi i Kulturës si qyteti i Shkodrës nuk është treguar mjaft përqafuese të historive të jetëve tona, dhe ky çmim është një mesazh që çdo banor i Shkodrës, të kuptojë së duke ofruar mbështetje për jetimet, do munden t’i ofrojnë modelet më të mira vetë komunitetit të tyre siç ndër to jam edhe unë”, tha ai.

Muharremi ka përcjellë kërkesat e jetimeve në nivelet më të larta të politikës duke i përfaqësuar si ish kandidat për deputet, si kandidat për këshilltar në Bashkinë e Tiranës dhe tashmë edhe si drejtor rajonal i qarkut Tiranë në Shërbimin Social Shtetëror.

Pjesë e akordimit të çmimit ishte edhe drejtuesi organizativ i lëvizjes Sabail Gjyli që gjithashtu i rritur në Shtëpinë e fëmijës Shkodër dhe operon kryesisht në këtë vend për problematikat e tyre. Certifikatat për titullin “Ambasador i Paqes”, i ndan organizata Ndërkombëtare e Paqes. Këtë çmim e kanë marrë personalitete të njohura në botën e politikës, kulturës të cilët kontribuojnë për demokraci dhe paqe në botë.

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë