Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Hoxha: Mbledhja e Këshillit të Sigurimit e arriti qëllimin! Rama e drejtoi me përgjegjshmëri, nuk lëshoi pe ndaj Rusisë

Në selinë e OKB-së në New York, kryeministri i vendit Edi Rama ka hapur diskutimin e nivelit të lartë mes përfaqësuesve të shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit, por që në nisje pati një debat me përfaqësuesin e Rusisë i cili kundërshtoi vëmdendjen që iu dha presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Ambasadori i Shqipërisë në OKB Ferit Hoxha në një lidhje në emisionin “Repolitix” në Report Tv me gazetarin Denis Minga tha se drejtimi i takimit u bë me përgjegjësi, ndërsa vlerësoi faktin që Rama nuk lëshoi pe ndaj përfaqësuesve rusë.

“Ajo që duhet pasur parasysh është që ekipi ynë kishte përgjegjësinë për të drejtuar takimin e bëri në mënyrë të përgjegjshme, në procedura mbështetura në rregullore, por duke mos lëshuar pe”.

I pyetur nëse kjo përplasje mund të krijojë probleme në marrëdhënien mes dy vendeve, ambasadori tha se hendeku në raportin dypalësh është krijuar prej kohësh nga vetë Rusia.

“Në marrëdhënien dypalëshe mes dy vendeve ka një hendek të madh që nuk është krijuar nga Shqipëria por nga Rusia. Këto takime kjo mënyrë ndërveprimi ka natyrën e vet kështuqë nuk besoj se ka më shumë ndikim në marrëdhëniet dypalëshe”.

Ky takim i rëndësishëm për ambasadorin shqiptar ia ka arritur qëllimit dhe sipas tij do të ketë ndikim të madh në politikën e jashtme.

“Kjo është mbledhja e parë në këtë nivel e bërë në disa vite jo vetëm që nga fillimi i luftës. Është e rrallë e veçantë, i pari takim në këto dy vite me Ukrainën. Ia arriti qëllimit si takim. Ishin dy momente shënjuese... Jam i lumtur që sot ishte një ditë në zenitin e ndikimit dhe shikueshmërisë në politikën e jashtme që i është dhënë mundësia të ketë impakt të madh”.

Ambasadori shtoi se në fund të takimit: "Nuk do ketë produkt të veçantë. Ky është takim i nivelit të lartë ku pjesëmarrësit takohen për të bërë bilanc situatës dhe për të gjetur mënyrat më të mira dhe më të shpejta për ti dhënë fund konfliktit për të pasur një paqe të drejtë ku respektohet të drejtat dhe sovraniteti i Ukrainë".

Sa i përket pushtimit rus në Ukrainë, Hoxha tha se askush nuk i ka në dorë çelësat për të ndalur luftën e cila ishte dhe kryefjalë e këtij takimi.

“Ashtu siç nuk e dinim nëse do  të kishte luftë dhe sa do vazhdonte, jemi në muajin e 19 të luftës dhe askush smund të ketë siguri. Ne do të donim që lufta të ndalej që nesër për ti lënë vend një paqeje të drejtë që është në pajktim me kartën e OKB. Askush s’i ka në dorë çelësat për ta ndalur këtë luftë”.

Kryeministri Rama teksa ka hapur diskutimin e nivelit të lartë mes përfaqësuesve të shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit theksoi se fjala do jepet në bazë të rregullave dhe axhendës së Këshillit të Sigurimit, ku në fokus do jetë sigurisht ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ndërkohë që mbledhja filloi me një debat mes përfaqësuesit të Rusisë dhe Kryeministrit shqiptar. Ishte përfaqësuesi i Federatës Ruse, ai që u shpreh kundër të mbajtjes së fjalimit të presidentit të Ukrainës, Zelensky duke e akuzuar Këshillin e Sigurisë për mbajtjen e standardeve të dyfishta. Rusia kërkoi që Zelensky ta marrë fjalën, sipas rregullores, pas fjalës së vendeve anëtare.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mini: 21/09/2023 12:41

    S'e kuptoj çfare fiton Shqiperia duke iu perveshur Rusise, pervec paralelizmit me Kosoven. Mbase pak me diplomaci do bente me shume pune. Ja Serbia qe ha me dy luge, hem nga Rusia, hem nga BE. Dukej si mbledhje hakerrimi, jo diplomacie.

    Përgjigju
  • Oso Kuka: 21/09/2023 06:32

    Nuk i la gje shokut Enver! Ndonese ay qe aq trim sa ia perplasi ne sy shokut Hryshov kurse Rama qe per turizem ne Nev York. Sidoqofte, bravo patjater qe i takon SHBA nen udheheqen liberale qe me ne fund e kuptoi rendesine e vepres dhe jetes se shokut Enver dhe trashegimise se tij me ne krye shokun Rama. Lavdi dhe per ideal!

    Përgjigju
  • Babale: 20/09/2023 22:38

    Rames ja kishin pergatitur mire fjalimin amerikanet ,OKB eshte nje organizate qe drejtohet nga Amerika dhe nuk ka te njejtin trajtim per shtetet ne bote prandaj ajo si organizata duhet reformuar dhe ligjet te jene te njejte per te gjithe

    Përgjigju
    • 1112: 20/09/2023 23:23

      Ba booole

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë