Ambasadori serb: Politika shqiptare të punojë bashkë! U mrekulluam nga solidariteti

Ambasadori serb: Politika shqiptare të punojë bashkë! U mrekulluam nga solidariteti

Ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zarić mbajti fjalën i pari në pritjen që kryeministri Edi Rama organizoi me rastin e fundvitit për ambasadorët e huaj në vendin tonë. “Kjo pritje e fundvitit është ndryshe, pasi Shqipëria u godit nga një tërmet i tmerrshëm. Përsërisim edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera për të gjithë shqiptarët.

U mrekulluam nga niveli i lartë i solidaritetit që shprehën shumë e shumë shqiptarë. Vendet tona dhe organizatat ndërkombëtare reaguan menjëherë.  Në 2019 pritej të kishte zhvillime të mëdha, si çelja e negociatave, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Megjithatë, ne jemi të kënaqur me arritjet që ka bërë Shqipëria. Shqipëria ka perspektivë të qartë sa i përket integrimit.

Por, më shumë bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës, si parakusht për përshpejtimin e integrimit ne shpresojmë që të gjithë politikanët do fillojnë të punojnë së bashku, që në vitin e ardhshëm të jepet një kontribut për rrugën drejt BE. Ne shpresojmë që të arrihet në gjysmën e parë të 2020 çelja e negociatave, sepse këtë e duan shqiptarët” tha ambasadori serb.


Lajmi kryesor:

Rama dekoron heronjtë e huaj të shpëtimit, veçon mesazhin e SHBA dhe 'thumbon' BE: Faturën e tërmetit ta përballojmë bashkë


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën