Ambasadori turk: Pas udhëzimit të presidentit Erdogan jemi moblizuar për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri! (VIDEO)

TIRANE- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, pas tërmetit të datës 26 nëntor që përshkroi vendin tonë është angazhuar për të qenë koordinatore për planifikimin e projekteve për rindërtim. Për këtë, në një konferencë për mediet, së bashku me ambasadorin turk Murat Ahmet Yoruk dhe me nëndrejtorin e e Entit të Banesave të Turqisë, Mustafa Levent Sungur, shpjeguan nismën e Presidentit turk, Erdogan, për të ndërtuar 500 banesa në vendin tonë. Margariti ndali fillimisht tek evidentimi i vendit, se ku do të ndërtohen këto banesa. 

"Të parët që po na bashkohen edhe fizikisht është grupi turk. Po bëhet punë e madhe nga ne edhe agjencitë e tjera për krijimin e një vizioni të qartë. Po bëjmë identifikimin e zonave që ky vizion të marrë jetë. Premtimi i qeverisë turke është ndihma me 500 banesa. Kemi nis punën edhe evidentimi i parë është për shtresat në zonat rurale. Nuk duhet të humbasim kohë, të gjithë grupet jemi të ndarë në qeveri. Nga vizitat në terren është diskutuar për hapësira që janë pronë shtetërore, se duam që kjo të kthehet në një mundësi zhvillimi sa më shpejt", u shpreh Elva Margariti.

Ndërsa, vet ambasadori turk Murat Ahmet Yoruk, teksa rrëfeu eksperiencën e shtetit turk me tërmetet, ndali edhe tek ndihma konkrete, që ka nisur të marrë jetë në terren. "Shteti i Turqisë, por edhe ne si popull kemi përvojën e tërmeteve, dhe e dimë psikologjinë që krijohet në momente të tilla. Prandaj pas udhëzimeve të presidentit tonë për ndërtimin e 500 banesave, janë mobilizuar me këtë termet te gjitha institucionet e Turqisë”, tha ambasadori turk. 

Pas këtyre udhëzimeve Enti i Banesave në Turqi ka ardhur në Shqipëri, dhe ka përcaktuar hapësirat ku mund të bëhen këto ndërtime.  Mustafa Levent Sungur, zvpresident i entit te banesave ne Turqi: “Ne erdhëm direkt pas fjalës së dhënë nga presidenti i Turqisë, por edhe një grup tjetër nga ministria e mjedisit për përcaktimin e dëmeve nga tërmeti. Jemi në përfundim të dizenjimit të ndërtimit të këtyre godinave, fillimisht në zonën e Laçit. Do të respektojmë në këto punime edhe arkitekturën vendore. Fillimisht do të bëjmë edhe inspektimin e terrenit, pastaj do nisim procesin e ndërtimit të banesave”

Sa u përket diskutimeve, nëse do të ketë edhe objekte kulti veç këtyre banesave, që do të ndërtohen, ambasadori turk, u shpreh se ende nuk ka përfunduar dizanjimi i banesave, por do të ketë edhe objekte, që u vijnë në ndihmë njerëve 

“Realizmi i këtij projekti do bëhet nga shteti ynë. Ndërsa për objekt kulti ose jo, qëllimi është strehimi i banorëve, ne po bëjmë një bashkëpunim intensivë se dimri afron. Por krahas ndërtimit te këtyre ndërtesave mund të jetë nevoja e disa objekteve te tjera sociale. Dizenjimi do bëhet në kuadër të nevojave që kanë njerëzit në atë zonë, si park fëmijësh, parkingje, hapësira tregtare. Për sa u përket objekteve të kultit, dizenjimi nuk është bërë akoma, por do të bëhet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare”, tha ambasadori turk.

Ministrja e Kulturës në përfundim u shprehj se po bëhet identifikimi se ku do të ngrihen këto ndërtesa, por kryesisht vëmendja është në zona publike. “Do marrim parasysh edhe zona që janë planifikuar si zona zhvillimi. Në rastin e Laçit kemi evidentuar dy zona me madhësi të ndryshme, duke marrë parasysh që kemi nevojë për strehim më të mirë. Ndersa sa i përket faktit  në vendet ku shembet mos të ketë me ndërtime, të kthehen në parqe urban. Në fokusin tonë është ai i rindërtimit në zona të reja dhe rehabilitim në zonat ku prishet. Kemi një ide, por duke qenë se territori është shumë më i madh dhe i shtrirë, nevoja e banorëve për një shtëpi ekzistuese. Realiteti i Durrësit është më dinamik, dhe ka nevojë për një zhvillim më të avancuar, si kampuse universitare etj.”, u shpreh Margariti.

Ambasadori turk theksoi në përfundim, se gjithë strategjia e ndërtimit të këtyre banesave do të jetë më e qartë, edhe pas vizitës zyrtare që kryeministri Edi Rama do të bëjë këtë fundjavë në Turqi. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 06/12/2019 17:02

    Jo nuk duam se me to do ngrejn dhe xhami se pak kisha e xhami kemi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja