Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, i pranishëm në manifestimin e sotëm shprehu edhe një herë falënderimet për mbështetjen e shqiptarëve dhe solidaritetin njerëzor të treguar.
“Ju keni parë të gjithë horrorin që kanë lënë pas pushtuesit rusë. Shumë qytete ukrainase janë provë e vuajtjeve të civilëve të pafajshëm. Të gjitha këto tregojnë një dëshirë për ta shkatërruar popullin tonë. Sot e kësaj dite armiku ynë po përqendron mijëra tanke, avionë, artileri të rëndë në Ukrainën lindore. Ndaj për këtë i kërkoj botës së qytetëruar që të bëjë gjithçka është e mundur për të na ndihmuar. Ukraina sot është e mbuluar në gjak dhe vazhdon të luftojë për lirinë e vet. Unë doja të falënderoja Shqipërinë dhe shqiptarët për të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin njerëzor”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Me flamuj në duar, qindra qytetarë iu bashkuan manifestimit për Ukrainën! Kryebashkiaku i Kievit mesazh për shqiptarët: Çmojmë mbështetjen! Të pranishëm Kim, ambasadori Ukrainas dhe Veliaj








