Ambasadorja amerikane mbi një orën takim me Kryemadhin në selinë e LSI...takon edhe Hajdarin e Gjonin për 'Zgjedhoren' (VIDEO)

TIRANË- Prej rreth një ore, kryetarja Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Takimi është zhvilluar në ambientet e selisë së LSI-së.

Burime për Report Tv bëjnë me dije në fokus të këtij takimi mbi 60 minuta ka qenë situata politike në vend dhe pa dyshim një nga reformat më të rëndësishme dhe më të diskutuara, Reforma Zgjedhore. Mësohet se Kryemadhi ishte shoqëruar nga shefi i kabinetit, Eriol Braimllari, e ndërsa ambasadorja nga stafi i ambasadës.

Në përfundim të takimit, Kryemadhi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka zbardhur çështjet kryesore për të cilat është diskutuar.

"Sot kisha kënaqësinë t'i uroja një mandat të suksesshëm në Shqipëri, Ambasadores Yuri Kim, si përfaqësuesja e aleatit tonë strategjik SHBA.

Shpreha mbështetjen e plotë për 3 prioritetet e Ambasadores Yuri Kim në Shqipëri, në fushën e sigurisë, në fushën e forcimit demokratik si dhe në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe të zhvillimit, për të cilat LSI ndan të njëjtin vizion dhe të njëjtin vlerësim. Vlerësoj në mënyrë të veçantë theksin në prioritetet e bashkëpunimit ekonomik të cilat janë domosdoshmëri që vendit t'i kthehet një rritje e qëndrueshme ekonomike dhe të ofrojë punësim, veçanërisht për rininë.

Vlerësova gjithashtu mbështetjen e pakufizuar që SHBA jep për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe përkrahjen e vazhdueshme për realizimin e reformave që kërkon axhenda jonë e integrimit. Ndamë bindjen e përbashkët që përfundimi sa më i shpejtë i reformës zgjedhore sipas standarteve të OSBE/ODIHR është i një rëndësie prioritare. Vlerësova partneritetin strategjik me SHBA për forcimin e paqes, të zhvillimit dhe të integrimit të rajonit tonë", shkruan Kryemadhi.

Kryetarja Monika Kryemadhi në takim me ambasadoren e SHBA-, Kim

Ky është takimi i parë që Kim bën me kryetaren e LSI-së që pas marrjes së detyrës, ndërkohë që në orët në vijim gjatë pasdites u takua edhe me dy deputetët e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjonit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:03
Pas Kryemadhit, Yuri Kim takon Rudina Hajdarin dhe Ralf Gjonin...në fokus Reforma Zgjedhore

Pasditen e sotme, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me dy deputetët e opozitës së re, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjonin. Siç bën të ditur, Hajdari në fokus të takimit ishte Reforma Zgjedhore.

"Sot pata kënaqësinë të takohesha me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Yuri Kim. Fokusi i diskutimit ishte Reforma Zgjedhore dhe rëndësia substanciale që kjo reformë ka për demokratizimin e mëtejshëm të Shqipërisë, aq më tepër që Shqipëria është në prag të hapjes së negociatave me BE-në.

Gjithashtu, gjeta rastin të falenderoja Ambasadoren për kontributin e madh që Ambasada e SHBA-ve ka dhënë ndër vite në zhvillimin e vendit tonë dhe në reformat e ndërmarra. SHBA ka qenë dhe mbetet një mik dhe aleat i Shqipërisë", shkruan Hajdari.

Yuri Kim takon Rudina Hajdarin dhe Ralf Gjonin
B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 11/02/2020 20:45

    Fshatarja në kolltuqe luksi

    Përgjigju
  • toni: 11/02/2020 14:28

    pune ku.....

    Përgjigju
  • Kryemafia: 11/02/2020 10:50

    Nuk keni frike se u ngjitet semindha e saj e hajduterise? E cuditshme se si akoma takohen me kete parti hajdutesh, qe edhe kur i kujton te perziejne stomakun, coni ndonje me koronavirus ti infektojne e te zhduken si particke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër