TIRANE-Në Pallatin e Kongreseve është prezantuar nisja e projektit EURALIUS V, që synon konsolidimin e sistemit shqiptar të drejtësisë. Të pranishëm kanë qenë ambasadorja Romana Vlahutin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Christian Lange nga Ministria Federale Gjermane e Drejtësisë.

Diplomatja e misionit të BE në Tiranë Vlahutin është shprehur se pas reformës në drejtësi pritet një ndryshim themelor, nga lufta kundër korrupsionit te zbatimi i të drejtave të njeriut.

Me asistencën e EURALIUS, BE do të japë një ekspertizë mjaft të mirë për të drejtat e njeriut, por edhe luftën kundër korrupsionit në vend për të bërë Shqipërinë një vend me të drejta të barabarta për të gjithë. Reforma në Drejtësi është një instrument i mirë për sigurinë dhe le të besojmë që ndryshimi është i mundur, duhet durim. Nuk ka kthim pas, sistemi i drejtësisë është një realitet dhe ne jemi të duruar për të pritur ndryshimin për të ardhmen.

Romana Vlahutin

Misioni EURALIUS V, më përfaqësues nga disa vende të Bashkimit Europian do të asistojnë organet e reja të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.