TIRANË- Në të njëjtën zyrë të selisë blu ku Sali Berisha pretendoi që të bënte 'revolucionon', sot u ulën ambasadorët më të rëndësishëm në vendin tonë. Trupa diplomatike, më në krye ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ai italian Fabrizio Buci, gjermani Peter Zingraf dhe ambasadorja franceze, Elisabeth Barsacq  zhvilluan një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi ka zgjatur për rreth 75 minuta, teksa në përfundim të saj, Basha u përgjigj me një fjali: Takimi ishte për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen, e ndërsa ambasadorët u larguan pa bërë asnjë koment për mediat.

Fokusi kryesor i diskutimeve kanë qenë zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku një ditë më parë Sali Berisha "mësyu" në selinë blu si anëtar i Komisionit të rithemelimit të PD-së, që u krijua në Kuvendin e 11 dhjetorit, ku për disa orë u krijuan momente tensione, e ndërsa pak orë më pas Lulzim Basha në konferencën për mediat lëshoi të gjithë arsenalin e tij të akuza përkundrejt Sali Berishës.

Situata në selinë blu nuk ka qenë aspak e qetë ditëve të fundit, e ndërsa data 18 dhjetor pritet që të kulmojë të gjitha zhvillimet. Në 18 dhjetor, PD zyrtare thotë se do tekë Kuvend, e ndërsa Sali Berisha shprehet se do jetë referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës.

 

Video nga mbërritja e ambasadorëve në selinë e Partisë Demokratike

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:58
Ambasadorët në selinë blu, Basha: Takimi ishte për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen

 

Lulzim Basha ka zbuluar se për çfarë ishte takimi i sotëm me ambasadorët.

"Takimi ishte për të sotmen, të djeshmen dhe të ardhmen", tha Basha. 

Ora 11:13
Përfundon takimi i Bashës me ambasadorët në selinë blu

Përfundon takimi i Lulzim Bashës me ambasadorët/ Takimi ka zgjatur rreth 1 orë e 15 minuta. Në përfundimtë saj, Basha nuk dha një komunikim për mediat. 

Ora 10:48
Del foto nga brenda takimit të Bashës me ambasadorët, çfarë po ndodh në selinë blu...detaji interesat nga takimi

1639475344_Screenshot1.jpg

Lulzim Basha prej disa minutash po zhvillonnjë takim me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, atë të BE-së, Luigi Soreca si dhe të diplomatëve më të rëndësishëm të vendeve Europiane. Takimi është zhvillua në mbledhjen ku Sali Berisha mbajti dje mjbledhjen e Komisionit të Rithemelimit të PD.

1639475901_s.jpeg