Amerika po na provokon me këtë emërimin e fundit të Yuri Kim, se s'ka shpjegim tjetër

Amerika po na provokon me këtë emërimin e fundit të Yuri Kim, se s'ka shpjegim tjetër

Yuri Kim

Si mundet që një “e korruptuar” të ngrihet në detyrë nga shteti i cili financoi me paratë e taksapaguesve të tij, Reformën në Drejtësi në Shqipëri?

Pas përfundimit të mandatit të saj si ambasadore amerikane në Tiranë, Yuri Kim, komfirmohet se ka marrë një nga pozicionet më të rëndësishëm në Departamentin e Shtetit.

Në mbyllje të mandatit Yuri Kim është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane.

Por a nuk është ky emërim një provokim, kërcënim, mbi “betejën pa kompromis” të politikanëve tanë ndaj korrupsionit edhe në Shqipëri?

Me këtë akt, SHBA provoi atë që është thënë dhe shkruar në veprat e udhëheqësit tonë legjendar, “një armik dhe rrezik i madh për Shqipërinë”.

E kishte thënë udhëheqësi legjendar se “është vendi më i korruptuar në botë”, por të paktën ai ishte gjysëm i vërtetë sepse korrupsion në kohën e tij dhe në vendin e tij nuk kishte, “ndërsa” shtëpia ku jetoi deri në fund të jetës sot është pronë publike, e kthyer në muze dhe vizitohet nga turistët e huaj.

Pas largimit të ambasadores Kim, DASH nuk është çudi të sjellë në Tiranë një zyrtar edhe më të “korruptuar” sesa vetë ajo, për ta ‘ndotur’ edhe më keq ambjentin tonë ‘të pastër politik’.

I tillë me siguri do të jetë, David J. Kostelancik i cili ka shërbyer edhe më parë si diplomat në vendin tonë, nëse do të vazhdojë, siç në fakt edhe do ta ketë për detyrë, përkrahjen ndaj Reformës në Drejtësi.

Dhe medoemos do të përplaset me politikanët shqiptarë në rresht kundër saj.

E megjithatë, siç edhe na ka mësuar partia ne, “bar do të hamë”, por korrupsionin nuk e pranojmë.

“Ëndrra shqiptare” për amerikanët le të bëhet realitet atëherë kur edhe SHBA të bëhet shtet!

Kuvendi i Shqipërisë duhet të reagojë urgjentisht dhe të anulojë “Lotarinë Shqiptare” për amerikanët!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit