/ATSH/- Gjatë tremujorit të parë të vitit 2015, vlera neto e aseteve të Fondeve të Invesitmit, arriti mbi 65.76 miliardë lekë, me një rritje prej 3.17%. Në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve "Raiffeisen Prestigj" dhe Fondi i Investimeve "Raiffeisen Invest Euro".
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare të cilët përbëjnë 75.36% të aseteve të fondeve, me rritje prej 1.67% krahasuar me 31.12.2014.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.03.2015 është 33,000. Fondet e investimeve janë relativisht të reja në Shqipëri. Fondi i Investimeve i jep mundësinë klientëve të investojnë në letrat me vlerë të Qeverisë shqiptare. Ai përfshin investime në bono thesari, obligacione dhe depozita.

LAJMET MË TË VLERËSUARA