AMF: Janar-shkurt primet rriten me 16.75 %

TIRANE - Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - shkurt 2015 u rritën me 16.75 %, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2014.
Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ( AMF), mbi zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - shkurt 2015 të ardhurat llogariten mbi 2.007 milionë lekë, ose 16.75% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2014. Gjatë periudhës janar - shkurt 2015, AMF raporton se numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 141,650 me një rritje prej 5.13% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2014.
Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e jo-jetës, të cilat sollën 92.36% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me 7.64%.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.12% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.88% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar - shkurt 2015, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 439 milionë lekë, ose 7.56% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2014./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq