TIRANË- Një ditë para se në Kuvend të hidhet për votim propozimi socialist për faljen e gjobave të lidhura me ndërtimet për arsye banimi, ato të COVID apo të vendosura nga AKU, Partia Demokratike, e cila fillimisht e quajti ligj elektoral, kërkon rritje të ndjeshme të përfituesve dhe llojeve të faturave apo gjobave të fshira.
Opozita kërkon që çdo gjobë për ndërtim pa leje të falet, pavarësisht se ku është ndërtuar, apo nëse shërben për strehim a biznes.
Sipas 4 amendamenteve, demokratët propozojnë mes të tjerave edhe anulimin e detyrimeve të prapambetura për energjinë elektrike dhe ujin deri në datën 30 nëntor 2024 për shtresat në nevojë, duke përfshirë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.
Mes amendamenteve që propozon PD është edhe falja e të gjitha masave administrative së bashku me kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake në gjithë vendin.
Po ashtu, PD propozon që të anulohen të gjitha masat administrative së bashku kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 për mosrespektimin e afateve në procedurat tatimore dhe/ose mospagimin e taksës së pronës.
Ligjvënësit demokratë thonë se duhen falur edhe gjobat për taksën e pronës.
"Do kërkojmë në Kuvend faljen e të gjitha gjobave dhe kamatë vonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike. Siç e shihni, narkoqeveria është angazhuar e tëra në përdorimin e shtetit elektoral për qëllime elektorale.
Ligji i blofit ishte ligji i faljes së gjobave që nuk janë gjoba sepse asnjë gjobë e vendosur mbi atë nen të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, jo vetëm që nuk mund të kërkohet, por detyrohet shteti, dhe i garantoj ata që i kanë paguar se qeveria e PD do t’i rikthejë ato gjoba", tha Sali Berisha.
Gjithashtu, Grupi Parlamentar i PD argumenton që në kuadër të parimit të barazisë përpara ligjit të gjithë atyre që janë gjobitur dhe ndërkohë e kanë paguar detyrimin, duhet që shtetit tu kthejë paratë brenda datës 31 janar 2025.
Pr.ligji për faljen e gjobave kalon nesër për votim në Kuvend. Pr.ligji parashikon faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në zonat rurale në të gjithë Shqipërinë. Në pr/ligj parashikohet dhe falja e gjobave për ata që nuk zbatuan rregullat e vendosura gjatë kohës së pandemisë Covid-19. Po ashtu, parashikohet falja e gjobave edhe për ndërtimet për strehim në qytet.
Propozimet e grupit të PD
1- Të anulohen të gjitha masat administrative të vendosura sipas nenit 52, pika 1, shkronja “e”, të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim, që është shfuqizuar si papajtueshme me Kushtetutën, me vendimin nr. 15/2022 të Gjykatës Kushtetuese, që nga data e hyrjes së ligjit në fuqi e deri në momentin e shfuqizimit të tij nga Gjykata Kushtetuese.
2- Të anulohen të gjitha detyrimet e prapambetura për energjinë elektrike dhe ujin deri në datën 30 nëntor 2024 për shtresat në nevojë, duke përfshirë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.
3- Të anulohen të gjitha masat administrative së bashku me kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
4- Të anulohen të gjitha masat administrative së bashku kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 për mosrespektimin e afateve në procedurat tatimore dhe/ose mospagimin e taksës së pronës.
Gjithashtu, Grupi Parlamentar i PD argumenton që në kuadër të parimit të barazisë përpara ligjit të gjithë personave fizikë dhe juridikë që do të ishin subjekt përfitues sipas ligjit nëse nuk do të kishin kryer ekzekutimin e masave administrative përpara hyrjes në fuqi të tij, në bazë të parimit iu kthehen shumat e paguara dhe kthimi i shumave të bëhet nga institucionet e ngarkuara me zbatimin e këtij ligji brenda datës 31 janar 2025.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kanë qenë gjithnjë kundër qasjes arrogante dhe arbitrare të qeverisë socialiste për të ndëshkuar qytetarët dhe bizneset me gjoba të larta apo masa të tjera administrative, përpara kryerjes së të gjithë përpjekjeve për informimin, ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e tyre mbi detyrimet që rrjedhin nga ligji dhe sanksionet në rast moszbatimi të ligjit. Megjithatë, qeveria socialiste ka vazhduar të ndëshkojë qytetarët me gjoba dhe penalitete të larta, të cilat në raste të caktuara kanë rezultuar me pasoja shumë të rënda për qytetarët tanë, të cilat në pamundësi për shlyerjen e detyrimeve, kanë konsumuar veprime që kanë përfunduar në burg ose më fatalet i kanë dhënë fund jetës së tyre.
Më kujtojnë filmin I TETI NË BRONX. Kur Ibrahimi filloi të shpërndajë kripën, kërkonin dhe ato që kishin marrë përpara. dhe kur i thonë se ke marrë, një gruaje, ajo thotë se unë e bleva, vetëm ju të merrni pa para? Hahaha...Edhe këta duan që t'u falen atyre që Jozefina ju thoshte MOS I PAGONI DRITAT. Ish kryetarja e kuvëndit që bënte ligjet si i thoshte Maliqi Salë, ishte shkelëse e ligjit. I dhe ujë të ngrohtë gomarit e dogje, i dhe të ftohtë, e ftohe. Këta nuk dinë si të bëjnë detyrën e opozitës.
PërgjigjuPo unë që i kam paguar të gjitha?
Përgjigjuky zontmia po don kaos si perhere , shteti nuk mbahet me boexhe o kandahar
PërgjigjuPo luan Bllofin plaku Mere. Do vota me patjeter me mashtrim. Po e merr prape popullin per budalla. Cope Cari.
Përgjigju