Ekspertët e ekonomisë e shohin një hap pozitiv për zhvillimin e vendit amnistinë fiskale, por thonë se qeveria duhet të saktësojë sektorët prioritarë ku të investohen këto para që legalizohen.
“Do të ishim shumë dakord që kjo amnistia do të shoqërohej në politika të qarta investimi. Pra që këto para që u mblodhën do të investoheshin në sektorë strategjik që mund të ketë Shqipëria. Ne nuk kemi parë asnjë lloj politike të investimit në këtë aspekt, sepse kush sjellë paratë një përqindje të tyre duhet t’i investojë në Shqipëri. Duke mos pasur këto dhe duke pasur edhe institucionet tona që do t’i monitorojnë amnistinë, dhe janë po ato institucione që kanë prodhuar këtë para të pisët në Shqipëri dhe normalisht besueshmëria është zero në këtë rast”, thotë eksperti Vjoldi Danaj.
Për ekspertët fushat ku mund të investohet janë bujqësia, turizmi e IT etj. Megjithatë, ekspertët besojnë se më shumë se sa për emigrantët, amnistia po bëhët për të legalizuar paratë që aktualisht janë informale në vend.
“Të jemi të qartë që paratë që vijnë nga informaliteti, trafiqet apo nga korrupsioni janë prezente, janë duke u investuar në sektorin e ndërtimit. Patjetër që është pandershmëri. Ato janë prezent por tani po themi hajde t’i legalizojmë dhe ‘ti bëjmë akoma më tepër prezent, ndërkohë që nuk kemi kapur asnjë nuk kemi dënuar njeri që është marrë me këtë aktivitet”, shprehet Genti Beqiri.
“Kjo bëhet për paranë e brendshme në territorin Shqiptar. Kjo para është shumë e madhe dhe gjithmonë është krijuar në kurriz të qytetarëve”, pohon Danaj.
Amnistia fiskale dhe penale është në fazën e konsultimit publik dhe nëse miratohet nga Kuvendi, pritet të zgjasë 9 muaj dhe të ketë dy fasha tatimi 7% për vetëdeklarimin në 4 muajt e parë dhe 10% në 5 muajt e tyrë, ndërsa maksimumi i vetëdeklarimit është 2 milionë euro nga një familje. Ky proces i hap rrugë legalizimit të pasurisë së luajtshme dhe paluajtshme të fshehura të emigrantëve dhe rezidentëve në Shqipëri, si dhe bizneseve ju jepet mundësia të formalizohen, duke legalizuar bilancet e tyre të dyfishta.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Investigimi 1/Nëndeklarimi i pagave rrezikon ekonominë! 600 mijë të punësuar pa sigurime, thellohet deficiti i skemës së pensioneve
8 Mars, 20:48
-
SPECIALE/ Fshatrat 'fantazmë' të Shqipërisë, emigrimi dhe papunësia lënë vetëm të moshuarit
25 Shkurt, 10:02
-
84% e qarqeve po tkurren, popullsia zhvendoset në Tiranë! Eksperti: Përqendrimi i ekonomisë në kryeqytet, po shpopullon qytetet, të shpërndahen investimet
14 Shkurt, 13:44
-
BSH rregullore për monitorimin e kredive për pasuri të paluajtshme, eksperti Danaj: Do sjellë uljen e çmimeve të apartamenteve
6 Tetor 2023, 18:58
-
Balla-opozitës: Në tragjedinë e '21 janarit' dhe 'Gërdecit' pati shqiptarë të vrarë, prandaj s’kanë krahasim me dosjen e ish-zyrtarit të lartë
28 Janar 2023, 13:16
-
Amnistia fiskale, Tabaku në 'Pa Protokoll': S’kalon këtë sesion parlamentar, votat e opozitës kundër! Situata në PD e vështirë, të dalim me një kandidat në zgjedhje
20 Janar 2023, 22:25
-
Amnistia fiskale, Denaj: Do të ketë një kohëzgjatje 9 ose 12 muaj! Shumat e konsiderueshme që nuk japin burime të sakta kalojnë në sitë
18 Janar 2023, 13:38
-
Amnistia Fiskale e Qeverisë, Enno Bozdo në ‘5 pyetjet’: Bankat e nivelit të dytë, të ekspozuara! Institucionet ndërkombëtare mund t’i penalizojnë, sikur t’i heqin nga SWIFT
16 Janar 2023, 22:10
-
Amnisti fiskale këtë sesion? Erisa Xhixho në Report Tv: Rama po dëmton interesat e vendit, promovon pastrimin e parave! Dëmtohet rruga drejt BE
16 Janar 2023, 20:57
-
Notë verbale Britanisë, Ekonomi: S’mund t’i konsiderojnë shqiptarët të tillë! Për amnistinë fiskale kemi qenë në diskutim me partnerët strategjikë
16 Janar 2023, 13:22
-
Nis sesioni i ri parlamentar! Berisha bllokon sërish 'Foltoren' dhe futet 'Live' në Facebook, iu drejtohet ministrave: A ju ka ardhur Rozeta nëpër shtëpia, të kujt janë 400-mijë eurot?
16 Janar 2023, 07:39
-
Të hënën nis sesioni i ri parlamentar! Nga zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit, amnistia fiskale te 'pasaportat e arta', sfidat e Kuvendit 6 muajt e ardhshme
14 Janar 2023, 14:59