Ndryshojnë kriteret e amnistisë.
Komisioni i ligjeve përjashtoi nga përfituesit vjedhësit, manipuluesit e zgjedhjeve, kultivuesit e kanabisit dhe të gjithë të sëmurët edhe nëse janë në prag të vdekjes.
Të gjitha këto vepra të aministueshme në variantin fillestar të ligjit që do të lirojë mbi 500 të burgosur nga burgjet në fund të janarit 2017.
Po ashtu përjashtohen dhe të gjithë ata zyrtarë që kanë ushtruar funksione publike dhe që janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Ky amendament i LSI-së i dha fund shqetësimit të PD-së se do të pushohet hetimi ndaj deputetit Armando Prenga i hetuar për plagosjen e disa personave.
Do të lirohen nga burgu në janar dhe të gjithë ata që janë dënuar me vendim të formës së për ndërtimet pa leje dhe ata për vjedhje energjie deri në 10 dhjetor të këtij viti.
Nëse këto vepra janë kryer deri në 30 nëntor, pushohet hetimi.
Po ashtu falen dënimet me gjobë e liri me kusht të formës së prerë.
Me kërkesë të PS do të lenë qelitë e burgut të dënuarit deri me 3 vite burg, nga dy sa kishte kërkuar Ministria e Drejtësisë.
Për këtë ndryshim ministri Ylli Manjani shprehu kundërshtinë në Komisionin e Ligjeve.
Pjesa më e madhe e amendamenteve u votua dhe nga opozita, e cila megjithatë në fund votoi kundër. Nisma kaloi për dhënie mendimi dhe te Komisioni Parlamentar i Sigurisë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të ndryshojë dhe gjatë seancës së të enjtes.
LSI, kundër amnistimit të personave në hetim
Kundër këtij propozimi ka dalë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilët kanë depozituar një amendament për përjashtimin nga amnistia të personave publikë nën hetim.
Sipas propozimit të paraqitur nga kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, personat publikë të cilët janë nën hetim do vazhdojnë të hetohen e gjykohen dhe nuk përfitojnë nga amnistia.

(Amendamenti i LSI për amnistinë)
Prezantimi i "Amnistisë" nga Manjani te komisioni i ligjeve:
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Prezantimi i "Amnistisë" nga Manjani te komisioni i ligjeve:Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com