Komiteti Olimpik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar se medalisti olimpik Ryan Lochte dhe tre notarë të tjerë të këtij vendi janë grabitur me armë në rrugët e Rio de Zhanjeros.
 
Lochte, Gunnar Bentz, Jack Conger dhe Jimmy Feigen, sapo ishin larguar nga rezidenca e sportistëve francezë në fshatin Olimpik të dielën në mëngjes me taksi kur u përballën me agresorët.

Taksia e tyre ishte ndaluar nga persona të armatosur të cilët janë paraqitur si policë dhe u kërkuan paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com