Analisti Ben Andoni nëpërmjet një lidhje live për Report Tv, ka komentuar ngjarjet e ndodhura së fundmi në fushën e politikës në vend. Duke nisur nga zhvillimi i fundit, ftesa zyrtare e Trump për Shqipërinë pjesëmarrësve në Bordin e Paqes, strukturë tranzitore që do të qeverisë Gazën përfundimit të luftës, Andoni foli për dy anë të medaljes.

Analisti iu referua aludimeve se Shqipëria do të jetë pritëse e palestinezëve që do të largohen nga vendi i tyre, i cili do të rindërtohet, e deri tek impakti i mirë i Shqipërisë në tryezë me të tjerë liderë botërorë.

“Besoj që është interesave dhe akti që Shqipëria është pjesë e agjendës duhet të na bëjë që ta shohim pozitivisht. Pesha e Shqipërisë aty është gati e papërfillshme. Duhet të diskutojmë nëse do të bëhemi prapë mbartës të një komuniteti tjetër. Ato 1 miliardë dollarë varet se për çfarë do të përdoren. Turqia mban një peshë të jashtëzakonshme, të emigracionit, luftës. Pjesën e Shqipërisë e shoh të ndërlidhur me pasojat që ka ky projekt. E para me zhvendosjen e palestinëve dhe e dyta sesa do të krijojmë mundësitë për ta”, tha Andoni.

Ben Andoni përkrahu deklaratën e kryeministrit për të çuar numrin e ligjvënësve më 100 nga 140 që janë aktualisht në Kuvend. Analisti këtë nevojë, e referon me situatën demografike në Shqipëri, ku zona thuajse të braktisura nga banorët, kanë dhe 4 deputetë.

“Ka kohë që kam apeluar që ky kuvend nuk mundet të mbajë një barrë të madhe. E para një pjesë e deputetëve që janë atje jo vetëm në këtë legjislaturë, janë inegzistentë. Kemi parë kontributin e tyre të dobët nëpër komisione. Ka ndryshuar dhe konjetura demografike e vendit dhe territoriale. Vendi jonë, kishte rreth 2 400 000 banorë ndërkohë që ka hapësira të tjera territoriale që janë boshatisur. A ka mundësi që qarqe të tjera të kenë aq shumë deputetë? Dhe PD kur të marrë benefitet e veta ka për ta mbështetur këtë. Rama dhe Berisha duket që janë të lodhur nga administrimi i një numri kaq të madh ligjvënësish. Të prodhosh deputetët atje ku nuk përgjigjet njësia territoriale me atë demografike, mendoj se është e tepërt”, tha analisti.

Ndërkohë analisti tha se është e tepërt ndryshimi i Kushtetutës për të ndarë Kuvendit në dhomë senati e përfaqësuesish. Sipas Andonit, kjo formë organizimi funksionon në vend të konsoliduara dhe me integritet.

“Duhet ndikimi i jashtëm, i cili vazhdimisht është shumë dominues, për të na treguar që kjo reformë kushtetuese është e tepërt. Mund të shkosh deri tek reduktimi që është normale, por nuk mund të shkosh në një pjesë të tillë, e para sepse ligjvënësit nuk kanë treguar ndonjë nivel të lartë kultorologjik që të bëhet ndarja dhoma e përfaqësueseve dhe atë të senatit. Senati bëhet për vende që janë të konsoliduara për shkak të vjetërsisë të pavarësisë, për shkak të integritetit që kanë. Vendi jonë nuk e ka këtë”, tha ai.

Ben Andoni gjithashtu komentoi dhe situatën në PD. Ai tha se Salianji duhet të kishte më shumë persona në krah për të treguar përfaqësi dhe vizion për reformimin e partë, dhe nga ana tjetër, vetë Sali Berisha nuk heq dorë nga drejtimi i PD.