Analisti Ben Andoni: Fushata, lojë e PD-LSI për të hyrë në Kuvend! Nuk ka zgjedhje të parakohshme, s’e lejon Kodi i ri Zgjedhor

Janë ndezur motorët për fushatë, por zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë! Pengesë kryesore është vetë Kodi Zgjedhor i ndryshuar sipas analistit Ben Andoni.

Lëvizjet politike të kohëve të fundit ai i sheh si strategji për të futur brenda parlamentit partitë që dogjën mandatet.

"Vetë kodi zgjedhor do kohë derisa të maturohet dhe pastaj ka një kohë të caktuar për tu bërë zgjedhjet. Dy partitë e mëdha po i përqendrojnë forcat te zgjedhjet e përgjithshme dhe pastaj do të mendohet për të zhbërë apo jo zgjedhjet vendore. Angazhimi më i madh është që opozita jashtë parlamentit të futet në parlament”, tha Andoni.

Teksa i quan lojëra veprimet politike të opozitës parlamentare, e cila sipas tij kërkon të rreshtohet krah partive të mëdha, analisti Ben Andoni komenton dhe udhëzimin e miratuar të enjten nga selia blu.

 “Më shumë PD i duhet të bëjë një lloj katarsis për t’ju afruar ndryshe qytetarëve, do ishte mirë që këtij formatimi mos t’i shpëtonte as kryetari dhe asnjeri tjetër sepse do i shpëtojnë këtyre hulumtimeve. Do ishte mirë që këtij formatimi të mos i shpëtonte askush nëse do kishe një fytyrë të vërtetë demokratike. Nuk po bëjnë diçka krejt të veçantë, por po e qepin në mënyrë të veçantë, pra po bëjnë diçka ndryshe në formë dhe jo në përmbajtje” , u shpreh Andoni.

Patetike e konsideron retorikën e liderëve shqiptarë për çështjen Thaçi.

“Ishin të pritshme por pak patetike, në Kosovë kishte kohë që dihej akuza e zotit Thaçi, para se të bëjmë deklarata të tilla duhet të presim drejtësinë  sa të akuzuar janë zoti Thaçi dhe Veseli dhe jo UÇK", deklaroi analisti Andoni.

Për Presidentin e Kosovës, i cili së bashku me Kadri Veselin po përballet me aktakuza të rënda, analisti Andoni thotë se shihet si pengesë e dialogut Kosovë-Serbi, ndaj dorëheqja do të ishte një mundësi.

"Ata duan ta pastrojnë dialogun nga pika që e pengojnë këtë dialog. Thaçi edhe pse i besuari i Shtëpisë së Bardhë, ka treguar që e ka penguar dialogun. Nëse Thaçi ka marrë indicikacione që aktakuza është e pakthyeshme duhet të japë dorëheqjen", deklaroi Ben Andoni.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ka , do behen 1 jave para .: 29/06/2020 07:58

    Duan t’a lepijne me lezet , ate qe peshtyne .

    Përgjigju
  • Staplerfahrer: 28/06/2020 20:52

    BENO je gjigandi i gazetaris shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel