Analisti Lapardhaja: Berisha kapitull i mbyllur i politikës shqiptare! Militantët që i mblidhen poshtë ballkonit, si vullnetarët e Enverit në 1991-in

Analisti Namir Lapardhaja nëpërmjet një lidhje “skype” për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv foli mbi zhvillimet e ditës së djeshme (3 nëntor) ku Sali Berisha theu masën e GJKKO për të mos komunikuar me persona jo-familjarë gjatë kohës që është në arrest shtëpie.

Lapardhaja ironizoi veprimet e Berishës duke i quajtur si pjesë e një ‘big brother’. Ndërsa tha se tashmë ish-kryeministri është kapitull i mbyllur për politikën shqiptare duke i krahasuar militantët që mblidhen poshtë shtëpisë së tij me ato të Enver Hoxhës kur u rrëzua busti i tij në vitin 1991. 

“Berisha na është bërë si banorët e Big Brother tani që duhet të merren me të të gjithë Tv dhe opinionistët.  Berisha është një kapitull i mbyllur i politikës shqiptare. Opozitës i duhet ta tejkalojë këtë moment. Sepse ata që vijojnë të ndjekin atë që ka ngelur nga Berisha janë pjesë e një procesi që historia e ka parë edhe më parë. Në 1991, kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës, në gjithë Shqipërinë u ngritën grupe të atyre që u quajtën vullnetarë të Enverit. Është fazë momentale, nuk është se Shqipëria po përballet për herë të parë me diçka të tillë”- tha analisti.

Mes të tjerash, Lapardhaja tha se pas Berishës dhe politikanëve që kanë dominuar politikën në 30 vitet e fundit, shoqëria shqiptare do të hyjë në rrjedhën normale të funksionimit.

"Ky procesi i Sali Berishës do përfundojë si ai i Saimir Tahirit. Deri tani jemi në fazën e Big Brotherit, por ndryshe nga herët e tjera dje Berisha sulmoi kreun e SPAK, Nuredin Dumanin. Berisha dje iu bashkua Metës dhe Ramës, si trio e sulmit ndaj Dumanit. Ky është lajm i mirë për politikën shqiptare. Ata që mbështesin në këto kushte këto 3 figura, janë shumë pak. Sepse shoqëria shqiptare është e etur për drejtësi. Kështu që edhe sikur një grup më i madh njerëzish të mblidhen aty, nuk ka asnjë rëndësi. Mendoj se shoqëria shqiptare do futet në rrjedhën e saj normale”- shtoi Lapardhaja.

Ai shtoi më tej se opozita zyrtare ka përfunduar disa procese të brendshme të organizimit por sipas tij kryeministri Edi Rama nuk ka interes që të ketë përballë një opozitë normale. 

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bard: 04/01/2024 16:16

    Nuk mund te krahasohet Enveri me S.Berishen.Eshte turp te krahasohen.Kur doni ti jepni dhe merita se solli demokracin,apo ju denova etrit e jo me bijt,etjetj.Turp nje parrallua,doni ta beni Shqiponje,se kane bishtin njesoj te gjate.I pari hoqi feudalizmin e berishtet me 540 fabrika e ushteri qe sjabente terr per as nje shte fqinje qe qytetarin shqiptar e respektonin qe ne hyrje te cdo shhteti e tjetri vrau e shkatrroi gjithcka e shiti cdo gje per 10 aspra?Njerin edhe te vdekur e kerkojn te ngrihet e te mbroj shqiprin e shitur apo te handakosur e tjetri me nje varge bemash e vjedhjesh ne interes te familjes tije.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën