Analiza, Beci: Kemi pasuruar
listën e barnave të rimbursueshme      

Analiza, Beci: Kemi pasuruar<br />listën e barnave të rimbursueshme  

 

 
Gjatë analizës vjetore të Fondit të Sigurimeve Shoqërore, drejtori i këtij institucioni Astrit Beci ka theksuar se deri tani janë rreth 100 mijë persona të pajisur me kartën e shëndetit duke përfituar nga lehtësirat që ofron kjo kartë.

Gjithashtu ai theksoi se kanë listën e barnave të rimbursueshme me 56 barna gjatë 2014-s dhe me 12 barna të reja gjatë këtij viti.
 
"Gjatë 2014, bëmë të mundur që me të njëjtin fond, të pasuronim listën e barnave të rimbursueshme me 56 barna të reja, vetëm falë mirëmenaxhimit dhe procesit të negociimit. Edhe këtë vit, lista është pasuruar me 29 barna të reja, rreth 12 prej të cilave janë principe të reja aktive, mes te cilave barna për sëmundje të rënda si ato onkologjike dhe gastro-hepatologjike."- tha Astrit Beci.
  
Fjala e plotë e Drejtorit Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Një vit më parë, në analizën vjetore të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një nga objektivat afatshkurtër ishte lehtësimi i procedurave dhe eliminimi i burokracive të shumta, për marrjen e shërbimeve shëndetësore.
 
Për këtë arsye, një vit më parë ngritëm një grup pune për implementimin e kartës së shëndetit, si një mundësi e lehtësimit të procedurave për pacientët dhe rikthim të rolit që i takon mjekut të familjes. Në ditët e fundit të vitit 2014, sikurse kishim premtuar, nisëm shpërndarjen e kartave të para të shëndetit.
 
Sot që flasim, janë rreth 100 mijë persona që janë pajisur me kartë shëndeti, duke shënuar një nga sukseset më të mëdha të FSDKSH gjatë vitit 2014.
 
Së bashku me mundesine për dhënien e barnave me rimbursim për periudha deri në 2-mujore si dhe implementimin e recetës së unifikuar, do të zbusin një plagë të madhe të sistemit - burokracitë në marrjen e shërbimit shëndetësor.
 
 Por duhet theksuar se, një nga rritjet më të rëndësishme të FSDKSH-së këtë vit, ishte ofrimi i paketave të disa shërbimeve të nekrologjisë dhe kardiokirurgjisë, sipas kostove të përcaktuara drejt, si në spitalet publike ashtu edhe në ato jopublike. Kur nisëm punën për kostifikimin e paketave shëndetësore nga MSH, FSDKSH së bashku me një grup mjekësh elitë në QSUT rreth 1 vit më parë, ishim të vetëdijshëm për punën e madhe dhe të vështirë që na priste. Sot, jemi këtu me një premtim të mbajtur, atë të ofrimit të paketave të para shëndetësore, të cilat financohen 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sigurisht financimi dhe realizimi i këtyre ndërhyrjeve, po kryhet fillimisht në sektorin publik, por dihet se, problemet e veshkave dhe ato kardiokirugjike, janë sëmundje me incidente të lartë dhe nevojat e popullatës për këto ndërhyrje nuk arrijnë të plotësohen nga spitalet publike. Për këtë arsye, për rastet që janë përtej kapaciteteve të institucioneve shëndetësore publike, FSDKSH nisi t’i financojë këto paketa edhe në spitalet jopublike, duke mbuluar koston e plotë të ndërhyrjes për pacientët.
 
Përfitues të drejtpërdrejtë deri më sot – janë:
 
Rreth 900 pacientë që kryejnë dializën në 4 spitale publike dhe 3 spitale private;
 
350 ndërhyrje nga 1 dhjetori 2014 deri më sot të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë, me financim 100% nga FSDKSH;
 
12 transplante të veshkave të kryera me sukses në spitalet private, po ashtu me financim të plotë nga FSDKSH.
 
Lista e barnave të rimbursueshme, është gjithashtu një paketë shumë e rëndësishme e FSDKSH-së. Gjatë vitit 2014, ne futëm një frymë të re bashkëpunimi dhe shkëmbimi mendimesh me të gjitha katedrat universitare si dhe u negociua për çmimet e barnave. Bëmë të mundur që me të njëjtin fond, të pasuronim listen e barnave të rimbursueshme me 56 barna të reja, vetëm falë mirëmenaxhimit dhe procesit të negociimit. Edhe këtë vit, lista është pasuruar me 29 barna të reja, rreth 12 prej të cilave janë principe të reja aktive, mes te cilave barna per semundje te renda si ato onkologjike dhe gastro-hepatologjike.
 
Po gjatë vitit 2014, u konkretizua puna për një prej premtimeve madhore të Qeverisë: Kontrolli Mjekësor Bazë për popullatën 40-65 vjeç. Aktualisht FSDKSH po e financon këtë shërbim, pas realizimit të paketës dhe procedures se koncesionit nga Ministria e Shëndetësisë.
 
 
Ky është hapi iparë madhor drejt mbulimit universal, për t’i qëndruar premtimit se, ofrimi i kujdesit shëndetësor bazë për të gjithë popullatën është një e drejtë, jo një privilegj!

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë