Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi tha sot se ligji që rregullon marëdhëniet punëdhënës-punëmarrës nuk respekohet nga të gjitha bizneset.

Gjatë fjalës së tij në analizën vjetore të Institutit Shtetëror të Punës, Klosi tha se probleme me Kodin e Punës dhe legjislacionin nuk kanë vetëm vetem bizneset fasone, e ato “call center”, por të gjitha nivelet e biznesit. 

Ai apeloi që mos të mos tregohet mëshirë në ndëshkimin e bizneseve që punësojnë në të zezë.

Duhet të tregohemi të pamëshirshëm për bizneset që tentojnmë t’u heqë punonjësve të drejtën e pensionit”, deklaroi Klosi.

Ministri vlerësoi punën e ISHP-së gjatë vitit të shkuar, por shtoi se Instituti duhet të ketë të dhëna më plota.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)