Analiza/ Një vetëdije e re mund të lindë nga samiti i fundit, Italia me Mario Draghin mund ta zgjerojë BE-në në Ballkan

Analiza/ Një vetëdije e re mund të lindë nga samiti i fundit, Italia me Mario Draghin mund ta zgjerojë BE-në në Ballkan

Mario Draghi dhe Charles Michel

Zgjidhja e problemeve, para shfaqjes së pengesave ideologjike dhe debateve. Një vetëdije e re mund të lindë nga samiti i fundit BE-Ballkani Perëndimor, që u zhvillua të mërkurën në Brdo të Sllovenisë. Sigurisht i dominuar nga zhgënjimi, duke pasur parasysh vonesat dhe problemet logjistike të regjistruara mbi një sërë çështjesh të rëndësishme si zgjerimi, energjia dhe gjeopolitika.

Por në të njëjtën kohë i shoqëruar me atë pragmatizëm të pastër, që po e karakterizon axhendën e Mario Draghi në Palazzo Chigi: zgjidhja e problemeve para polemikave mbi to. Në qendër të samitit ishte tërheqja e NATO-s nga Afganistani, marrëveshja mbi nëndetëset midis SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë, gjeografia e re politike e Ballkanit, rajon shumë me interes për Brukselin për shkak të afërsisë së madhe me BE-në, dhe padyshim pasojat gjeopolitike të sfidave energjetike.

Zgjerimi i BE-së

Pro zgjerimit të unionit, por si një rrugë strategjike e ndjekur prej kohësh nga BE, por me vetëdijen se duhet të hiqen pengesat (politike, burokratike dhe ideologjike) që mbeten ende përpara. Raportet midis BE-së dhe Ballkanit, janë aktualisht në një moment vendimtar.

Për çështjet e ardhshme gjeopolitike si energjia, në investimet lokale janë përfshirë tashmë edhe italianët, me aftësinë e veçantë të Romës për të bashkëvepruar me të gjitha shtetet e bregdetit të Ballkanit, aty ku Gjermania ka kohë në fakt që ka ndërmarrë veprime konkrete.

Kështu nga njëra anë, udhëheqësit e BE-së e kanë shpallur mbështetjen e tyre të hapur që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar me unionin, ndërsa nga ana tjetër ata nuk i kanë fshehur vonesat që po ndodhin me procesin e anëtarësimit.

Një element ky i nënvizuar edhe nga Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel:“Nuk është ndonjë sekret, që sot ka një diskutim të vazhdueshëm mes 27 vendeve anëtare mbi aftësinë tonë për të rekrutuar anëtarë të rinj. Për këtë çështje është më se e qartë se ne duhet

të bëjmë ende progres”. Pa harruar Kosovën, një tjetër lojtare e rëndësishme rajonale, kryeministri i të cilës, Albin Kurti, deklaroi se donte ta mirëpriste deklaratën finale të Brdos,por “me disa rezerva”.

Frenimi i procesit

Çështja mbi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, mbetet peng i sjelljes së Bullgarisë, pavarësisht dritës jeshile nga ana e Brukselit. Siç dihet, problemi ka të bëjë me konfliktet e një natyre historike dhe gjuhësore, që për pasojë ndikojnë edhe në procesin e Tiranës dhe Shkupit.

 

Sipas Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen: “Ballkani Perëndimor ësht ëpara së gjithash pjesë e së njëjtës Evropë të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtat interesa, të njëjtat vlera dhe unë jam thellësisht e bindur, që në ndajmë gjithashtu edhe të njëjtin fat. Dhe Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor!”.

G20

Është e qartë se samiti slloven ishte në një farë mënyre edhe përgatitor, për aktivitetin tjetër të madh që pritet të mbahet këtë vjeshtë, samitin e G20 që do të mbahet në Romë në fund të këtij muaji, e cila do t’i paraprijë ndër të tjera, samitit për Libinë më 12 nëntor.

Draghi bisedoi mbi këtë çështje me presidentin francez Emmanuel Macron (që sapo ka nënshkruar krijimin e një aleancë me Greqinë në fushën e mbrojtjes), dhe samiti i Brdos ishtenjë mundësi që të dy udhëheqësit (siç vërejnë burimet diplomatike) të diskutonin mbi çështjet që do të jenë në tryezën e G20, si vaksinimi ndaj COVID-19, solidariteti me Afrikën, Libinë,me një objektiv të saktë për Romën, Parisin dhe Berlinin:të vazhdohet përmes një koordinimi shumë të ngushtë, që anashkalon vonesat dhe pasiguritë.

Nuk është mister fakti që çështja e krizës së energjisë, edhe pse nuk përmendet hapur, lidhet drejtpërdrejt me rajonet e Ballkanit dhe Euro-Mesdheut, duke u gërshetuar me fatet e vendeve dhe qeverive që kufizohen me Mesdheun si Turqia, Qipro, Greqia, Egjipti dhe Izraeli, pa harruar lojtarët e mëdhenj që janë gjeografikisht më larg (si Rusia dhe Kina), por që gjithsesi kanë ndikimet e tyre në zonë.

Gjeopolitika

“Aleanca Atlantike duket më pak e interesuar për Evropën, duke e zhvendosur vëmendjen në pjesët e tjera të botës”- deklaroi Draghi në samitin slloven, duke shtuar se mbrojtja e përbashkët e BE-së nuk do ta dobësonte aspak NATO -n, siç deklaroi Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, por do të ishte komplementare me të, dhe “e forcon NATO-n dhe Evropën”.

Lidhur me çështjen afgane, ai vuri në dukje se:”Tërheqja nga Afganistani, sa i përket mënyrës sesi u vendos, u komunikua dhe u krye, dhe anulimi i kontratës midis Australisë dhe Francës për furnizimin e nëndetëseve bërthamore, për të blerë nëndetëset e prodhuara nga Amerika – dhe këtu nuk po i referohem vetëm thelbit, por edhe mënyrës në të cilën është komunikuar – janë dy mesazhe shumë të forta, të cilat na tregojnë se NATO duket më pak e interesuar për Evropën nga pikëpamja gjeopolitike dhe fushat e interesit të Evropës, duke i zhvendosur zonat e saj të interesit në pjesë të tjera të botës”.

Draghi theksoi se për të pasur progres në fushën e mbrojtjes, BE-ja ka nevojë për një politikë e jashtme më kohezive dhe më të unifikuar. “Ne dëgjojmë shumë të flitet për autonominë strategjike në mbrojtje. Por nëse ka nuk ka politikë të jashtme të përbashkët, është shumë e vështirë të mendosh për një mbrojtje të përbashkët.

Në atë pikë mund të arrihet në 2 mënyra. E para është brenda Bashkimit Evropian. Dhe nëse nuk funksionon, mund të arrish atje në mënyrë tradicionale, nëpërmjet aleancave midis vendeve të shumta të Bashkimit Evropian. Është e qartë se rruga e parë është shumë më e preferueshme. Pa dyshim, ka ardhur koha të mendojmë seriozisht mbi të”,-theksoi kryeministri italian./ Nga Francesco De Palo, “Formiche”. Bota.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkelqim: 13/10/2021 11:02

    Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Manja prezanton pr/ligjin: Lehtësohet procedura e cerfikimit për përkthyesit zyrtarë

Manja prezanton pr/ligjin: Lehtësohet procedura e cerfikimit për përkthyesit zyrtarë