ANALIZA/ Qeveria e “duarve të
pastra” që na la si mos më pis...

ANALIZA/ Qeveria e “duarve të<br />pastra” që na la si mos më pis...
TIRANE- Nuk mund ta them me saktësi se sa është borxhi direkt i marrë nga jashtë për rrugët apo dhe se sa përqind e borxhit të brendshëm ka shkuar për rrugët, por di që kredia nga Alpha Bank, principali dhe interesat që po (do të) paguajmë vetëm për rrugën Rrëshen-Morinë është rreth 410 milionë USD; po kështu dhe për rruget e tjera, interesat që paguajmë dhe do të paguajmë për këtë borxh edhe në vitet e ardhshme, përveç borxhit janë dhe do të jenë marramendëse. Dhe për ta ilustruar këtë me shifra po i referohem vetëm 10-muajve të parë të këtij viti. Rezulton se gjatë dhjetë muajve të vitit 2013, janë disbursuar rreth 167 milionë Euro, nga të cilat 163 milionë i përkasin borxhit shtetëror dhe 4 milionë borxhit të garantuar. Pjesa më e madhe e disbursimeve, është realizuar në sektorin e Transportit (73%), Energjitikës (8.42%) dhe Ujësjellës-Kanalizimeve (8.00%).

A ja ka vlejtur që ne të marrim një borxh që na ka futur në borxh, po na lë në borxh dhe po marrim prap borxh nga FMN, madje jemi të detyruar të rrisim dhe disa taksa (ashtu sikurse po ulen dhe disa të tjera)?
Gjithkush që lëviz sot në rrugët tona, në portet tona, në hekurudhën tonë, jam i sigurtë, se do të thoshte jo. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi edhe po thamë po, nuk na ndihmon pasi jemi në borxh, madje borxh të madh.

Vetëm Rruga e Kombit kushtoi rreth 1.1 milionë USD dhe kërkon dhe rreth 135 milionë USD të tjera që të quhet me parametra të moderuar, por kurrsesi jo autostradë. Dhe duhen edhe 5-6 milionë USD çdo vit vetëm për ta mirëmbajtur atë. Dhe për ironi të fatit kjo rrugë pret në pikun e trafikut në mes të gushtit aq trafik sa mban sot rruga Tiranë-Plepa (ose Rruga e Kavajës siç njihet rëndom), pra maksimumi 9000 mjete në ditë; dhe mesatarisht 3000-5000 mjete/ditë; ndërkohë që sipas çdo llogarie ndërkombëtare, një investim i tillë do të duhej të kishte një trafik minimum prej 25-30,000 mjete/dite ose rreth 600%, për të shlyer këtë investim. Paratë e tjera u harxhuan në ato rrugë, për të cilat në 90% të gjatësisë së tyre u investua në gjurmën ekzistuese.

Në gjykimin tim u investua gabim edhe sepse u investua në menyrë të përqëndruar duke u fokusuar kryesisht tek rruga Durrës-Kukës dhe ku vetëm një pjesë e kufizuar e firmave shqiptare punuan apo në rastin e Hidrocentralit te Ashtës, ku pjesa kryesore e punimeve u kryen nga punëtorë malazezë, vend nga ku u morën dhe shumë materiale.
Shumës prej 3.6 milardë USD, tashmë duhet t’i shtojmë dhe kontratat e lidhura dhe të filluara (që duhen paguar në buxhetet e vitit të ardhshëm) dhe kontratat e lidhura (që janë firmosur, por nuk kanë filluar, por që normalisht duhen filluar) dhe që në total kapin, siç e përmenda më sipër dhe shumën 800 milionë USD.

Nëse PBB mesatare në këto 4 vitet e fundit është rreth 12.5 miliardë USD, janë shpenzuar vetëm për rrugët në këto 8 vite pra (përfshirë dhe shumen që do të paguhet për atë që trasheguam) 4.2 milardë USD ose rreth 33% e PBB mesatare, me një mesatare vjetore prej 4.2% në vit. Shtoji dhe interesat për kreditë në vite!! Vendet e botës moderne dhe jo moderne e kanë ëndërr ta kenë këtë mesatarisht 2-2.5% të PBB së tyre në vit.

Konkluzioni që arrihet është se u abuzua me faktin që Shqipëria prej 2007 nuk klasifikohej më si një vend me të ardhura të ulëta, gjë që çoi në atë që borxhi i kontraktuar me interesa tregtare të rritet krahasuar me atë me interesa koncesionale. Për pasojë kemi arritur sot në një derexhe, ku pjesa e alokuar në buxhetin e 2014 vetëm për shlyerjen e interesave të këtyre (sigurisht jo të gjitha për rrugët, por pa dyshim shumica për infrastrukturë) të jetë rreth 450 milionë USD ose 3.4% e PBB.

Por përveç investimeve direkte që janë bërë në këto rrugë sa na kanë kushtuar ato ne në mënyrë indirekte?
Të ardhurat nga sektori rrugor, pra taksat, që i mbahen popullit për akcizën e naftës, për regjistrimin e automjetin etj, vetëm për 2010 siç mund të shihet nga tabela e mëposhtme ishin rreth 300 milionë USD. Populli shqiptar ka paguar e paguan për rrugët vetëm si taksë për periudhën 2006-2012 rreth 1.7 miliardë USD.

Shpenzimet e bëra për rrugët, siç e përmenda më sipër për këtë periudhë refereruese shkojnë në afro 4.2 miliardë USD. Dhe nëse i shtojmë kësaj shifre koston e shkaktuar nga aksidentet e sipërpërmendur prej rreth 6 miliardë USD. Kjo është fatura që ne kemi paguar këto 8 vitë për të patur këto rruge. Këto rrugë, ku nuk je aspak i sigurtë, pasi del në mengjes me makine nga shtëpia dhe nuk e di nëse do të kthehesh gjallë; këto rrugë që u projektuan dhe ndërtuan pa standarde, këto rrugë, që janë lënë bërë e pabëre; këto rrugë që na lanë në këtë gropë të pistë e të zezë dhe mund të vazhdojmë akoma më tej.

Sigurisht që rrugët sjellin zhvillim dhe punësim dhe nëse do të thoja të kundërtën do të godisja formimin tim professional, të cilit i kam dedikuar mbi gjysmën e jetës, dhe do t’i dilja ndesh postulatit, se një komunitet pa rrugë s’ka rruge ku të shkojë. Por, kushdo e kupton nga faktet e mësipërme se sa zhvillim këto investime kanë sjellë në Shqipëri. Gjithsesi, i mbetet Qeverisë aktuale dhe donatorëve që të inicijojnë një program “post-evaluation” (pas vlerësimi) të të gjitha investimeve që janë bërë në rrugë në këto 23 vite, për të gjykuar mbi impaktin real që ato sollën në ekonomi dhe a ja vlejti që të hidheshin kaq lekë për këto rrugë me këtë cilësi.

Ështe detyrë e Qeverisë aktuale shqiptare që para se ”të marrë në dorëzim” këto rrugë të bëjë inventarin real të tyre ashtu siç premtoi (që nuk po e bën), të bëjë “road condition survey” (pra të përcaktojë gjëndjen fizike të rrugëve) në momentin aktual për të gjithë rrjetin rrugor nacional (që kërkon më pak se 2 muaj për t’u bërë, por që akoma as nuk e ka filluar). Kjo, jam i sigurtë, nëse do të bëhej nga profesionistë, do të nxirrte më në pah cilësinë e rrugëve tona që lë shumë për të dëshiruar, fajtorët e gjithë ketij sistemi të pistë që u ngrit në këto 15 vitet e fundit, dhe për më tepër do të na orientonte më saktë drejt nevojave reale që ne si shqiptarë kemi për rrugët dhe mirëmbajtjen e tyre duke shmangur deklaratat steriotip se është investuar për mirëmbajtjen e rrugëve  ¼ e shumës që duhet.

Në fund të fundit duhet kuptuar se shumë prej parave që u hodhën në rrugë këto 20 vite, shumë mirë mund të quhen se janë hedhur për mirëmbajtje pasi është punuar më së shumti në gjurmët ekzistuese; kjo duke u nisur edhe nga të dhënat empirike, se ndërhyrja në rrugë për shtresën e sipërme bëhet mesatarisht pas 7-8 vitesh, ndërkohë që në trupin e saj (rehabilitim) për një periudhë mesatare prej 20 vitesh ndërkohë që “design life” është 50 vjet. Sigurisht që kjo varet nga trafiku, cilësia e projektim-ndertimit, materialeve etj. Këtu do të jemi dhe do të shohim se sa solide janë rrugët e bëra.

Mirembajtja është seksioni ku mund të vidhet më kollaj. Mbi 30 milionë USD u hodhën vetëm gjatë 2006 nga qeveria e atëhershme, sapo erdhi në pushtet. Po kështu është abuzuar tmerrësisht me fondet e mirëmbajtjes së rrugëve edhe për periudhën 1998-2005, përfshi edhe me fondet e dhëna nga donatorët. Dhe nëse kjo nuk ngrihet në sistem, siç e sqarova më sipër, do të vazhdohet kështu, ku qeveria që vjen nga njëra anë vjedh dhe nga ana tjetër mbulon pisllëqet e qeverisë që shkon.
Dhe meqë jemi tek gjurmët ekzistuese të rrugëve, duke dashur të mbyll këtë analizë paksa të zgjatur, por besoj me vlerë për taksapaguesin shqiptar, më duhet të theksoj se, nëse rrugën do ta trajtonim si një trup biznesi, me një vleresim jo empirik, por të thjeshtë, na rezulton se kemi 15,000 km rruge ose mesatarisht 15 milionë m2. Nëse do të merrnim mesatarisht çmimin e kompensimit të themi 80 USD/m2 dhe shumën e shpronësuar për ndërtimin e rrugëve deri më sot me rreth 150 milionë USD, i bie që vlera e përafërt (kjo kërkon një studim të detajuar) e asaj që sot quhet aseti rrugor shqiptar, të jetë diku tek 1.5 miliardë USD.

Përsëri llogaritë nuk dalin, pasi nëse marrim parasysh periudhën 23-vjeçare, rezulton se kemi hedhur për rrugët rreth 5 milardë USD, ndërkohe që vlera e këtij aseti ështe diku tek 1.5 miliard USD. Pra, është njëlloj si shtepitë që trasheguam nga prindërit tanë në 1993, nëse do të kishin një çmim prej të themi 50,000 USD, ne t’i merrnim (falas) dhe të hidhnim 165,000 USD të tjera për t’i rikonstruktuar (jo mobiluar pasi rrugëve tona u mungon mobilimi). Gjykojeni vetë. 

Dhe duke bërë një paralelizëm që ndoshta nuk do të ishte më i godituri, por që unë mendoj se ia vlen t’i referohemi, është se nëse iu kujtohet skenari grek i krizës, ai filloi pikërisht sepse u prekën themelet e skemës së investimeve, kryesisht në transport ku u akorduan rreth 3 miliardë USD, vetem për Autostraden Egnatia-Odos dhe Portin e Igumenices, prej të cilave gjysma u financua nga Komunteti Europian dhe gjysma nga Buxheti grek; dhe ku është sot kjo autostrade? Me shumë pak trafik ashtu sikurse dhe rruga jonë e kombit. Po kështu të mos harrojmë se u fillua me skandalin e Olimpic Airways dhe me korrupsionin për shpenzimet për infrastrukturën gjatë Lojrave Olimpike etj. Vijon... *) Master në planifikim infrastrukture
Plani i për infrastrukturën rrugore vlera e projektit/
mijë lekë
viti 2013/ mijë lekë viti 2014/
mijë lekë
NDERTIM RRUGESH 20,284,960 3,417,553 3,062,989
Segmenti      
Ndërtim Unaza veriore Korçë segmenti dritat e verdha k/ rruga Korçe-Kapshticë 298,864 7,498 3,547
Ndërtim rruga Kukës - Morinë Loti1 (V.Arti të mëdha) dublimi 1,013,797 36,244 160,000
Ndërtim rruga Kukës - Morinë Loti2  (dy viadukte) dublimi 1,006,622 34,276 220,000
Ndërtim rruga Milot - F. Krujë (dublimi i superstradës) Loti3 sinjalistike rrugore 590,423 41,400 156,926
Ndërtim rruga Milot - F. Krujë (dublimi i superstradës) Loti4 591,976 114,400 58,230
Ndërtim rruga Milot - F. Krujë (dublimi i superstradës) Loti5 444,905 11,786 61,276
Ndërtim rruga Lushnjë - Berat Loti1 431,458 245,940 100,525
Ndërtim rruga Lushnjë - Berat Loti1 (shtesë punimesh) 62,700 10,660 52,040
Ndërtim rruga Lushnjë - Berat Loti2 1,360,356 105,100 218,419
Ndërtim rruga Lushnjë - Berat Loti3 1,166,460 180,100 177,910
Ndërtim Unaza Kavajë (Vazhdimi)  149,274 0 12,184
Ndërtim rruga e Divjakës Vazhdim 70,800 0 14,408
Ndërtim rruga Kanali i Cukës-Butrint Loti 1, 633,095 107,180 101,120
Ndertim rruga Kanali i Cukës-Butrint Loti 2 502,423 88,900 43,503
Ndërtim Rruga Dragobi - Valbonë (Vazhdimi) 472,703 102,201 19,418
Ndërtim i rrugëve sekondare Vidhas - Kombinati Metalurgjik (shtesë) 23,999 2,049 9,261
Ndërtim rrugët paralele superstrada Tiranë - Vorë krahu i  Majtë (vazhdimi) 504,100 3,818 2,612
Ndërtim rruga by Pass Plepa-Kavaje-Rrogozhinë Loti4 716,850 136,400 84,806
Ndsrtim rruga by Pass Plepa-Kavajs-Rrogozhinë Loti5 832,397 136,400 80,021
Ndërtim rruga by Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti6 656,584 136,400 89,796
Ndërtim rruga by Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti7 822,101 232,400 144,422
Ndërtim rruga by Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti8 874,510 491,900 144,771
Ndërtim rruga by Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti9 852,897 136,400 108,378
Ndërtim rruga by Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti10 846,841 136,400 100,520
Ndërtim rruga by Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti11 596,388 100 100,258
Ndërtim nyja lidhëse e rrugës Milot-Lezhë,Rrëshen, Thumanë 678,038 72,900 200,000
Ndërtim rruga Unaza e Re e Tiranës , Komuna e Parisit - Shkolla Teknologjike, pjesa e mbetur km 0.00 - km 0.640 698,181 65,100 100,000
Ndërtim rruga Unaza e Re e Tiranës (segmenti Komuna e Parisit - rruga e Kavajës ) 1,997,226 27,000 243,200
Rikonstruksion dhe zgjerim i rrugës së Elbasanit segmenti fakulteti Filologjik - Unaza e madhe Tiranë 1,199,289 754,500 161,540
Rikonstruksion dhe zgjerim i rrugës së Elbasanit segmenti fakulteti Filologjik - Unaza e madhe Tiranë (shtesë punimesh) 189,702 100 93,898
       
SISTEMIM ASFALTIME 2,623,785 570,682 384,582
Segmanti      
Sistemim Asfaltim Rruga Qafe Thanë-Lin-Pogradec Loti 2 1,942,410 401,178 289,603
Sistemim Asfaltim Rrugët lidhese me bregdetin (Llogara-Sarandë) Loti 1 507,480 114,392 44,424
Sistemim asfaltim rruga Buzuq - Çorovodë 173,895 55,112 50,555
 
 
 
                                   

 




























































Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit