TIRANE - Sektorët e bujqësisë, tregtisë dhe shërbimeve kryesojnë punësimin e shqiptarëve, ku më të paguarit janë ata me arsim të lartë, ndërsa më të kërkuarit, me arsim profesional, cka tregon dhe tendencën e tregut të punës.
Sipas INSTAT, në 3-mujorin e dytë, 43,3 % e të punësuarve janë në sektorin e bujqësisë, 22,2 % në sektorin e shërbimeve të tregut (tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automobilave; hotelet dhe restorantet; transportet, magazinimi dhe komunikacioni; ndërmjetësimi monetar dhe financiar; pasuritë e patundshme) dhe vetëm 8,1% në industrinë përpunuese.
Punësimi në sektorin e shërbimeve jo treg, si: administrimi publik, mbrojtja, arsimi, shëndetësia, veprimtari të tjera sociale, aktivitete të tjera të shërbimit kolektiv; social dhe individual, shërbime në shtëpi, aktivitete të organizmave ndërkombëtare, zë 16,7 % të punësimit total.
Në 3-mujorin e dytë 41,3% në punësimin total e zunë të punësuarit me pagë, 34% punëtorët pa pagesë të familjes dhe të vetëpunësuarit me 24,8 % të të punësuarve në tërësi.
Shkalla e punësimit është më e lartë për të punësuarit me arsim të lartë (70,2%), ku dhe pagat i kanë më të larta, të ndjekur nga ata me arsim të mesëm profesional (62,4%). Tek të punësuarit me arsim 9-vjeçar mbizotërojnë punëtorët pa pagesë të familjes.
Ndër të punësuarit me arsim të mesëm, shkalla e punësimit është më e lartë tek ata që kanë arsim të mesëm profesional me 62,4%, krahasuar me ata që kanë mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme, që zënë 44,2%, ndërsa vërehet se nuk ka ndryshime në paga.
Nga të punësuarit me arsim të lartë 86,7% janë të punësuar me pagë dhe vetëm 4,2% janë të punësuar si punëtorë pa pagesë të familjes. /ATSH/
/Shqiptarja.com